Starton “Arrow” në rrjetin e RTSH | VIDEO

Programet, studiot filmat dhe serialet e rinj që po shohim kohët e fundit nën logon e RTSH janë fillimi i një revolucion për ekranin publik shqiptar.

Ashtu si ju kemi imformuar edhe më parë, pas Person of Interest, Closer, blerja më e fundit përsa i përket serialeve nga RTSH është Arrow. Një serial i suksesshëm i transmetuar në rrjetin amerikan The CW nga viti 2012. Aktualisht vazhdon të transmetohet sezoni i pestë dhe i fundit.

Duket qartë që me këtë blerje RTSH ka për qëllim të afroj publikun e ri pranë tij me një serial drejtuar pikërisht këtij target grupi.

Arrow është një serial aksion-aventurë krijuar nga Greg Berlanti, Marc Guggenheim dhe Andrew Kreisberg. I bazuar në superheroin imagjinar të njohur me emrin Shigjeta e Gjelbërt, të librave serial të DC Comics. Seriali është i fokusuar në historinë e playboy-t miliarder Oliver Queen, interpretuar nga aktori Stephen Amell, pas pesë vitesh mbijetesë në një ishull të rrezikshëm, kthehet në qytetin e tij pvr të luftuar krimin dhe korrupsionin, në rolin e një vigjilenti misterioz arma e preferuar e të cilit është harku.
Sezoni i parë është i përbërë nga 23 episode. Ai do të transmetohet në TVSH dhe RTSH HD nga hëna në të premte në orën 18:30. Në vazhdim spoti televiziv.

 

KOMENTO