Mbrëmja e sotme do të sjelli në ekranin e Top Channel natën e parë të një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, dhe të vetmin talent show në zbulim të zërave më të mirë të Shqipërisë, “The Voice of Albania”.
Nën drejtimin e Ledion Liços mbrëmja e sotme do të filloj me fazën e parë, atë të audicioneve të fshehura të zhvilluar disa javë më parë. Trajnerët do të selektojnë konkurentët që kanë më tepër potencial në muzikë. Ndërsa këta të fundit, do të përzgjedhin se kë do të kenë mentor gjatë rrugëtimit të tyre në “The Voice”.
Këtë edicion të gjashtë mund ta quajmë edicioni i risive, pasi për herë të parë që nga fillimi i tij, do të kemi një juri krejtësisht të re e përbërë nga Alban Skënderaj, Rona Nishliu, Besa Kokdhima, dhe së fundmi këngëtari kosovar Xuxi. Secili nga ata do të ketë edhe një asistent të cilët janë Eugent Bushpepa, Gent Myftaraj, Merland Kademi dhe Kamela Islamaj.
Një tjetër risi e këtij edicioni është edhe V-Room Reporter. Fjoralba Ponari është një nga imazhet e rinj të ekranit e cila do të na shoqërojë gjatë këtij sezoni të “The Voice of Albania”, ajo do të transmetojë tek ju të rejat më të fundit përsa i përket konkurrentëve, trajnerëve dhe çdo gjëje tjetër që do ju duhet të dini. Fjoralba do të jetë në të gjitha faqet zyrtare të ‘The Voice of Albania’, në WEB si dhe në Mediat Sociale: Facebook, Instagram, Twitter dhe Snapchat.
Bëhuni gati, nën batanije vetëm, me familjen ose edhe miq ndiqni sonte në prime time “The Voice of Albania 6” në ekranin e Top Channel duke filluar nga ora 21:00.