Mbrëmjen e djeshme një nga televizionet më të ndjekur në Turqi dhe jo vetëm,STARTV prezantoi sezonin e ri televiziv, duke na zbuluar vazhdimin e serialeve dhe nisjen e serialeve të reja.
Në sezonin e ri televiziv të STARTV do vazhdojmë të ndjekim seriale si Paramparça me sezonin e tretë që nis më datë 19 shtator, Kara Sevda me sezonin e dytë që nis më datë 21 shtator dhe Kiralık Aşk me sezonin e dytë që nis më datë 23 shtator.
Por as edhe në këtë sezon të ri televiziv nuk do mungojnë serialet e reja.
Kivanç Tatlituğ bashkë me Tuba Büyüküstün do vijnë nga tetori me serialin e tyre të ri me titull “Cesur ve Güzel”.
Cansu Dere, apo Ejshani do të jetë gjithashtu e pranishme në këtë sezon të ri të STARTV.
Seriali i saj titullohet “Anne” i marrë nga filmi japonez me titull ” Mother “. Aktorja do e ndajë rolin kryesor bashkë me aktoren turke Vahide Perçin ose si e njohim ne si “Hyrremi i vjetër”. Seriali pritet të fillojë në muajin tetor.
https://youtu.be/23h0aq609v0