Sulejmani i Madhërishëm mbyll kapitullin e tij, së shpejti nis Sulltaneshë Kosem. Tims Production shfaq promo-teaser-in e parë

Kanali televiziv turk Star Tv, trasmetoi të mërkurën e 11 qershorit episodin final të serialit hit Sulejmani i Madherishëm, ku për 4 vite me katër sezone mbajti të gozhduar para ekranit teleshikuesit turq dhe atë të vendeve të tjera. Finalja ka thyer rekord shikueshmerie në të gjithë rrugëtimin e serialit.

Në fund të episodit final të Sulejmani i Madhërishëm, Tims Production ka shfaqur promon e parë të serialit të ri me personazhin e Sultaneshë Kosem, i cili do jetë një sequel me titullin origjinal Muhteşem Yüzyıl: Kosem Sultan.

Në video promon e parë shohim nje vajzë të vogël e cila përshëndet nga Pallati Topkapi popullin e saj, sikur të ishtë një Sulltaneshë! Në fakt promoja tregon në një farë mënyrë se një serial i ri po vjen, ku tema e të cilit zhvillohet rreth jetës së Sulltaneshë Kosem. Eshtë folur se ky serial do ketë si protagoniste kryesore Meyrem Uzerli, e njohur në rolin e Sulltaneshë Hyrrem, por ende nuk ka konfirmim nga vetë aktorja apo Tims. Muhtesem Yuzyil: Kosem, do nisë transmetimin në Star Tv nga Shtatori i vitit 2015.

Për më shumë shikoni trailerin e publikuar nga Tims Production

 

2 Komentet

KOMENTO