Seriali i Sulltanesha Kosem i cili transmetohej në Fox ka ndryshuar orarin e transmetimit.
Prodhimi turk i cili tashmë ka sjell aktorët më të mirë të Turqisë si Nurgül Yeşilçay, Metin Akdülger dhe Farah Zeynep Abdullah në vend të ditëve të Premte do të transmetohet të Martave.
Ndryshimi erdhi si pasojë e startimit të serialit Dayan Yüreğim të Premteve mbrëma. Premiera e tij e parë do të shfaqet mbrëmjen e 3 Shkurtit, ndërkohë Sulltanesha Kosem do të jetë në prime time të Martave duke filluar nga 14 Shkurti ora 20.00./www.imalbania.com/