Në televizionin Klan ka pak kohë që ka startuar filmi vizatimor Superlibri i cili ka stacionuar çdo femijë para ekranit çdo pasdite ora 16.35. Superlibri është një film edukativ për fëmijët ku ndërthuret pjesa e teknologjisë dhe zgjuarsia, mësimet dhe përvoja e personazheve biblik.
Histori të vërteta të marra nga Bibla vijnë të gërshetuar në një mënyrë ideale për të mësuar dhe edukuar fëmijët. Kalimi nga bota reale duke u kthyer mbrapa në kohë dhe përjetimi i ngjarjve zhvillojnë imagjinatën e fëmijëve. Një film i animuar në formatin 3D më i miri i këtyre viteve të fundit të shfaqur në ekranet shqiptare, është dubluar në shqip nga disa nga aktorët më të mirë shqiptar. Filmi është i ndarë më seri ku shumë prej tyre janë shfaqur dhe të tjera supriza i presin shikuesit çdo ditë në Tv Klan.
Filmi vizatimor i animuar për fëmijë,Superlibri është një remake i serialit të viteve ’80 me titull origjinal “Superbook”, i transmetuar gjatë viteve ’90 edhe në ekranin e TVSH, me personazhet kryesor Chris, Joy dhe robotin e tyre Gizmodo. Tashme me nje version te rikonceptuar te tre personazhet do të na çojnë edhe njëherë në kohët e shkuara për të treguar historinë e librit më të vjetër në Botë, Biblës.
IMA / G. Qerimi
Ky superlibri nuk duhet te mbaroje
eshte shume i bukur