eventuale testo quando mette il mouse sull'imagine
Tags Posts tagged with "Agon Channel"

Agon Channel

Fatos Lubonja do të ketë më në fund emisionin e tij televiziv. “Këndi i Lubonjës” është emisioni më i ri, i cili do të ketë në fokus ngjarjet e aktualitetit.

“Në çdo fakt dhe ngjarje për të cilën kam folur dhe shkruar kam kërkuar dy gjëra, të vërtetën dhe ndryshimin e gjendjes për të cilën flet ai fakt apo ajo ngjarje.

Këtë do të bëjmë së bashku në këndin tim në lajmet e Agon Channel”, shprehet Lubonja në promon e emisionit. Ky emision pritet që të nisë më 4 prill.

Lubonja  është nga analistët më në zë të aktualitetit në vend dhe prej kohësh ai është aktiv në shtypin e shkruar me intervistat, qëndrimet dhe publicistikën e  tij.

Prej mëse tre vitesh kampionati anglez i futbollit mungon në ekranet shqiptare. Dhe deri më sot nuk ka pasur kërkesa nga televizionet kryesore vendase për të risjellë në transmetim këtë kapionat. Por duket se drita jeshile do të ndizet shumë shpejt për tifozat shqiptar të këtij kampionati. Burime të besueshme për IMA, bëjnë të ditur se Agon Channel Albania, është duke u interesuar për të drejtat televizive të Premier League.

Beccheti tashmë kërkon me doemos që ekranit të tij në sezonin e vjeshtës t’i sjellë publikut edhe mbrëmjet sportive. Nëse sipërmarrësi italian do arrijë të finalizojë marrëveshjen do të mund ta zbulojmë gjatë ditëve në vijim. Gjithashtu, mendohet se kjo marrëveshje është një bashkëpunim i Tring Digital me Agon Channel, pasi humbi të drejtat e transmetimit te PL ne Shqiperi për shkak të piraterisë dhe mos respektimit të disa pikave kontraktuale.

Eshtë ylli i kuzhinës televizive shqiptare, djali i “Kapeleve të arta” dhe një nga shefat më të mirë në Greqi, Renato Mekollin nga sezoni i ri mund t’a shohim në një tjetër format por këtë herë në një tjetër logo.

Shehi i Masterchef Albania, falë suksesit të formatit dy vitet e fundit është bërë një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, me një karakter dhe aftësi komunikative që të bëjnë t’a duash që në takim të parë ai ka arritur kulmin e popullaritet. Dhe aty ku qëndron suksesi prapa fshihet edhe ambicja e pronarit të Agon Channel Francesco Becchetti, i cili është i njohur për blerjet e yjeve të ekranit dhe përfshirjen e tyre në televizionin më të ri shqiptar. Sipas burimeve tona brenda Agon Channel mësohet se Becchetti i ka vënë syrin shefit të suksesshëm Renato Mekollit dhe se kundrejt tij janë paraqitur edhe propozimet e para drejt një kontrate të mundshme qe kap shifra aspak të krahasueshme me ato të Top Channel. Nga ana tjetër përgatitjet e Masterchef 3 kanë filluar dhe Renato ka konfirmuar kontratën për sezonin e ri por çdo gjë mund të ndodh kur në mes është sipërmarrësi italian. Mjafton të përmendim largimet e bujshme të Adi Krastës dhe Sajmir Kodrës për të kuptuar se edhe Renato Mekolli mund të tundohet nga “një ofertë paturpësisht e parefuzueshme”

Ende herët për të patur një prononcim nga Renato, i cili po shijon akoma suksesin e sezonit të dytë të Masterchef, por gjithmonë sipas burimeve të besueshme brenda Agon Channel, bëjnë me dije se të dy palët janë në bisedime dhe akoma nuk ka një vendim nga shef Mekolli.

Agon Land një ndër emisionet e suksesshëm në Agon Channel ka pësuar ndryshime këtë sezon. Ishim mësuar që moderatorja në studio ishte Mikaela, një vajzë e bukur dhe e ëmbël. Por ajo është larguar nga Agon Channel dhe vendin e saj e ka zënë një tjetër bukuroshe në, Ajsi Xhaxhaj. Fituesja e emisionit “Free Pass” në Agon Channel, Ajsi tani ka zënë një vend të rëndësishëm në këtë televizion duke hedhur hapat e saj të parë me Agon Land, emisioni rinor, kulturor-informativ mbi artin, kulturën, jetën e natës në kryeqytet. Ajsi do të jetë e shoqëruar në këtë aventurë nga Romina dhe Endriku, dy gazetarët kryesor në terren, që zbulojnë për teleshikuesin vëndet më të mira për argëtim. Agon Land javët në vazhdim do ketë të tjera supriza që do të zbulohen nga vetë produksioni.

Nëse e doni jetën e natës, këngët më të mira të momentit, pasionin, dashurinë, argëtim ja u ofron vetëm toka e zjarrtë e Agon Land, çdo të enjte në Agon Channel, në orën 21:30.

IMA / G. Qerimi

Në fund të vitit që lamë pas, gazetari Ardi Krasta, ka rimarrë monologun e nisur në muajin prill 2014, përmes të cilit ai paralajmëroi se një “luftë në kufijtë e absurdit” po bëhej për t’i marrë Radio Televizionit Publik Shqiptar një nga networket, e parashikuar për mbulimin dixhital të territorit. Krasta ka rikthyer atë që ka thënë më herët, duke e plotësuar atë me fakte të ndodhura ndërkohë, e që të cilat konfirmojnë shqetësimin se tanimë, qëndrimi i kryeministrit ndaj RTSH­së është jo Rilindja e tij, as ripërdorimi, por dënimi me vdekje.
Sipas Krastës zgjedhja e drejtuesit të AMA­s është vetëm një hap në këtë proces që siç u shpreh ai ka nisur që ditën që Edi Rama hyri në kryeministrinë “e sapolyer” në një mbledhje “ku merrnin pjesë drejtues të platformave dixhitale në vend, por jo drejtori i Përgjithshëm i RTSH-­së”.

Vetë gazetari në fjalë, duke folur nga studiot e “Agon Channel” i është referuar deklaratave të Sali Berishës që fliste për një mafie në këtë drejtim. Sa e vërtetë është kjo gjë? Sa duhet ndarë ky term, me ngarkesë kriminale, nga termi tjetër Lobim?

Krasta nuk heziton të japë mendimin e vet: “Lobimi, term të cilin në SHBA dhe në BE e kanë dekriminalizuar… i bashkuar me enturazhin e kryeministrit është diçka jo e bukur. Ka kolegë të mi që e kanë quajtur atë të rrezikshëm, siç kanë quajtur të rrezikshëm lobimin e kohës së kryeministrit Berisha… Lobuesit dhe enturazhi i kryeministrit Rama, nuk mund të pranojnë të marrin më buzëqeshje për shkak të fytyrës fëmijërore, as gjuhëve të huaja që i dinë shumë mirë, as edhe talentit për të prodhuar shfaqje të hatashme marrëdhëniesh publike… Po ç’do të thotë lobim në kufijtë e absurditetit? Do të thotë që lobimi shoqërohet me kërcënim për braktisje të kryeministrit, për nxjerrje sekretesh qeveritare të raison d’etat, për bjerrje të qëllimshme të imazhit dhe vetë rënien e
tij të shpejtë politike”.

Dhe duke iu kthyer shqetësimit të shprehur në muajin prill, që parathoshte lojën e madhe që po zhvillohet për një nga networket dixhitale, që me direktivë të BE­së, dy i takojnë RTSH­së, Krasta ka deklaruar, në dritën e zhvillimeve disa mujore se:

“Natyrisht, kryeministrin e ka kapur një prej stacioneve televizive në vend. Këtë e dimë të gjithë…”. Teknikisht kjo plandosje e RTSH­së do të realizohej sipas Krastës, në kushtet kur tenderi për dixhitalizimin në 11 lotuse të Shqipërisë, do të zhvillohej pa studim dhe përgatitje (vlen 22 milionë euro dhe është fituar nga Roxher Shvarz), duke sjellë dështimin e plotë. Dhe me këtë rast do të duhej “ndërhyrja e privatëve”.

Marre nga BalkanWeb

Jo më larg se dje nga ekrani i Vizion Plus u largua një ndër moderatoret më të mira të këtij kanali, Anila Çela, e cila ndikuar nga shtatëzania shkëputet për një kohë të pacaktuar nga televizioni. Por, ajo nuk është i vetmi emër që lë Vizion Plus, dhe kësaj radhe përfundimisht. Një armatë e tërë gazetarësh të departamentit të informacionit janë larguar, duke vazhduar karrierën e tyre në një tjetër kanal televiziv.

Gazetaret si Stanela Kostollari, Erida Gjermeni dhe redaktorja Karolina Risto kanë gati një javë që i janë bashkuar departamentit të informacionit në Agon Channel, udhëhequr nga i njohuri Andi Bejtja, afruar pak kohë më parë në këtë ekran. Nuk është aspak çudi kur bëhet fjalë për largime pasi është diçka që ndodh dhe do të vazhdoj të ndodh në ekranet tona, krahasuar si një merkato televizive. Ky rast është i veçantë pasi kemi të bëjmë me një numër relativisht të lartë largimesh dhe sipas burimeve tona është bërë për shkaqe financiare. Dihet tashmë që Vizion Plus nuk është në ditët e tij më të mira. Nga ana tjetër Agon Channel vazhdon të investoj, dhe janë premtuar shumë risi të reja për këtë vit.

IMA / S. Dema

Agon Channel, kanali i cili shumë shpejt po bëhet familjar për teleshikuesit shqiptarë, këtë vit të ri vjen me supriza dhe ndryshime në programacion.

Këtë sezon ndryshe nga vitet e kaluara disa programe nuk do të kenë fatin për të qenë në transmetim. Një nga formatet që nuk është rinovuar është programi Antilope. Një emsion satirik që sillte problemet e shqiptarve në një mënyrë të vecantë. Moderatorët e këtij emisioni ishin po aq interesant duke zbavitur teleshikuesit me tema pikante që si asnjëherë tjetër trajtoheshin në televizion. Edhe pse me një shikueshmëri diskrete, e fokalizuar më shumë nga grup mosha e re, drejtoria e programacionit në Agon Channel ka vendosur të anulojë Antilope, të paktën për vitin 2015, edhe pse nuk dihet vazhdimësia e këtij formati të bazuar në formatin italian “Le Iene”.

Vendin e Antilope e ka zenë tashmë emisioni “Thuaj 33″ me yllin e Agon Channel Roza Lati, ne programacion nga dita e djeshme.

Agon Channel vazhdon të propozojë formate të reja për teleshikusin. Ylli i këtij ekrani Roza Lati, pas suksesit të Heart Attack dhe angazhimit në Antilope, vjen edhe më pranë dashamirësve me programin e ri me titull “Thuaj 33”. Një emision ku në qëndër është loja me publikun nëpërmjet telefonit.

Kushdo mund të bëhet pjesë e lojës duke shkruar në faqen facebook Agon Channel Thuaj 33. Në studio i mirëpret vajza energjike Roza Lati, e cila me batuata e saj dhe me një ciltërsi sjell një atmosfer ndryshe në studio. Lojtarët duhen të përgjigjen 33 dhe për të filluar lojën duke ju përgjigjur pyetjeve për 10 sekonda. Për cdo pergjigje të sakt lojtarët fitojn 33 mijë lekë të vjetra. Me shumë argetim dhe shumë emocion Thuaj 33 vjen dy herë në ditë në orën 14:00 dhe në orën 21:50. Ylli i ekranit Roza Lati do na shoqëroj cdo ditë vetëm në ekranin e Agon Channel.

IMA / G. Qerimi

Është bukur që disa orë në fundvit të shijosh atë festën brenda festës të qëndrimit në divan duke bërë zapping para TV, megjithëse tanimë të përzier rëndshëm me FB e Instagram. Pulti mbahet në duar shumë më pak se celulari dhe rrjetet sociale janë çdo ditë pjesë e pashmangshme e jetës sonë. Televizioni duket sikur futet në jetët tona rrallë e më rrallë dhe po bëhet gati për atë shprehjen “me raste festash”.

Por mbrëmja e 31 Dhjetorit ishte moment mëse i përshtatshëm për të parë se çfarë do ofrohej ndryshe nga mrekullia 100-vjeçare, pra çfarë kishin servirur këtë vit televizionet e mëdha duke braktisur disi kartolinat virtuale. Aq më tepër që të jesh shikues dhe të dëgjosh e ndjekësh diçka mjaftueshëm i përqëndruar në këto kohë duket pothuaj lluks që ta krijon vetëm pushimi i zgjatur i festave.

Po ja, ç’të shihje? Humor me okë por që vetëm për të qeshur nuk bënte. Të gjitha stacionet pa asnjë përjashtim kishin sjellë për shqiptarët një përsëritje te batutave që konsumohen më herët në rrjetet sociale dhe në disa vende në vend të shtimit të humorit këtij të fundit i kishin shtuar banalitet me shumicë. Të vjen turp e detyrohesh të gjesh pultin e të ndërrosh kanal për të mos thënë që të shpëton ndonjë psherëtime e tipit: Të keqen e Cekes së Beratit njëherë e njëkohë!

Tv Klan sillej rreth vetes; humori dhe aktorët  e zhvendosur në studion e Opinion dështuan duke na provuar se Fevziu mbetet aktori më i mirë i asaj studioje. TCH dhe Vizion Plus prodhonin humor për t’u transmetuar me piiiiiippp. Këngëtarët e ftuar në ndonjë spektakël maratonë ishin një dejavu e lokaleve të natës në Tiranë. Humoristët në të gjitha ekranet dukeshin sikur u flisnin rivalëve dhe jo shqiptarëve, ndërsa televizionet 24 orë-lajmse kishin nxjerrë nga fundi i dheut “intervista ekskluzive” me njerëz që kanë peshë në politikë aq sa mund të ketë gjyshi im që ka 10 vjet që ka vdekur.

Asgjë për t’u parë e për t’u frymëzuar. Jo se frymëzimin e presim nga kaq larg por media është një fuqi e padiskutueshme në stimulimin e shoqërisë. Më shumë sesa krizë e televizionit kjo është një krizë e njerëzve të televizioneve. Të varfër në ide, duket qartë që kanë nevojë të qërojnë lëkurën që ju ka zënë dhjam. Për të mos bërë nihilisten edhe një prodhim i dështuar kërkon djersë dhe për këtë meritojnë keqardhje ata që më kot u dërrmuan në regjistrime me orë e ditë me shpresën se natën e ndërrimit të viteve do të ishin të preferuarit e shqiptarëve.

Dua të nënvizoj se për mua Televizioni është mallëngjyes dhe personalisht dua shumë që t’i mbijetojë lukunisë së rrjeteve sociale, duke (ri)krijuar prestigj e programacion të drejtuar nga njerëz të talentuar. Për hir të vërtetës rrjetet sociale po kanë shumë më tepër joshje. Përballë kësaj, – nuk e di se çfarë thonë kampionët e audiencës – por mbrëmja televizive e fundvitit ishte groteske. Kushdo që ka zgjedhur një film, skype, whattsap, viber, apo variantin më origjinal e të gëzueshëm, një bisedë me të dashurit e zemrës, ia ka kaluar shumë më mirë se përpara ekranit.

Pyesni veten cila ishte batuta më e bukur që dëgjuat? A kishte një program që ju bëri të qeshni (jo ato qeshjet nga zori) apo të përloteni nga emocionet? Ishte vetëm një dhe erdhi nga Vjena. Drithërima që nuk erdhën nga harqet , flautet, dhe violinat vjeneze të cilat i kemi dëgjuar edhe në kohë izolimesh, por pjesa dërrmuese pak e shijon. Na emocionuan prej matanë, shqiptarët tanë të talentuar të cilët larg skenës shqiptare ia dalin t’i shpëtojnë mediokritetit.

Ah, po… Në këtë fundvit pati edhe një risi. Dikush që me një lëvizje të vogël, ia doli të befasojë një popull të tërë. Erdhi nga brisku i presidentit Nishani i cili siç më thotë një mike, ishte i vetmi mallëngjim estetik i kësaj feste.

Sa për mendjet e mëdha të televizioneve, është e qartë ju duhet urgjentisht shumë më tepër se një brisk.

Mira Kazhani / Gazeta Dita

Emisioni i rrahjeve të forta të zemrave, Heart Attack do vijë edhe ditën e fundit të vitit me plotë supriza të cilat do na bëj që zemra të na rrahë më fortë se çdo puntata tjetër.

Emisioni më i mirë rinor nuk do ndalet edhe për festat duke festuar me publikun në cdo shtëpi. Disa nga protagonistët e sezonit të dytë udhëtojnë me Ermalin dhe Rozën në Tiranë në një mision të ri festiv! Nëse protagonsitët kanë dhënë e marrë emocione te të afermit e tyre në 31 dhjetor ndodh dicka akoma më e madhe. Heart Attack sjell një tjetër përvojë, kësaj here krejt ndryshe!

Heart Attack ka realizuar edhe kartolinën e fundvitit si asnjë program tjetër televiziv duke uruar festat për çdo shqiptar.

Mos e humbisini Heart Attack në Agon Channel në 31 dhejtor në orën 19:00, për të zbuluar suprizën e përgatitur enkas për festën ndërrimit të viteve!

IMA / G. Qerimi

Ndërrimi i viteve, si çdo fundvit, pritet të sjellë një programacion të zgjedhur në të gjitha televizionet shqiptare. Edhe kete vit kryefjala ne televizionet kryesore do te jete humori me formatet speciale te prodhuara enkas per kete date. Aktoret me te mire te humorit, kengetaret dhe te ftuarit special do te jene protagonistet e mbremjes me te bukur te vitit.

Top Channel
“Autoknonus 2015” është titulli i programit special që produksioni i Portokalli ka vendosur këtë vit për të argëtuar publikun me humorin e aktorëve të njohur të këtij show dhe shumë surpriza e të ftuar. Një titull që ka marrë shkas nga jehona që pati ky simbol në ndeshjen Serbi – Shqipëri dhe që fton të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen përpara ekranit për tu argëtuar të gjithë në një emër “Autoktonë”

Tv Klan
“Hajt se Folim” është show i humorit që do të transmetojë TV Klan në natën e ndërrimit të viteve në drejtimin e Marjana Kondit dhe Erand Sojlit, njëkohësisht autori i programit. Numra humori, muzikë e kërcim jane elementet argetues të këtij formati ku nuk do të mungojnë të ftuarit dhe personazhet e këtij ekrani.

Vizion Plus
Banoret më të dashur të ekranit me “Apartamentin 2XL” do të jenë fqinjët më gazmor që do të shoqërojnë teleshikuesin e Vizion Plus për këtë festë.

Agon Channel
Per të dytin vit rradhazi ne ekranin me te ri shqiptar vjen “Duartrokitje” ku të gjithë emrat më të mirë të këtij televizioni do të ofrojnë show për publikun shqiptar.

E ndërsa 2015 po troket ngadalë në shtepitë tona ekranet shqiptare po përgatiten për të ofruar më të mirën për teleshikuesin.

Sipas tyre kushtet e punës në këtë television janë skllavëruese pasi punonin me orar të tejzgjatur. Ata shprehen se përves Agon Channel, ishin të detyruar të punonin edhe për televizionin e dytë Agon Italia. Një tjetër problem për punonjësit ka qënë paga e ulët e cila ishte e papërfillshme në krahasim me punën e tejzgjatur që detyroheshin të bënin.

Një ditë më parë drejtori i informacionit në Agon Italia Antonio Caprarica, vetëm pas 15 ditësh punë në këtë televizion, dha dorëheqjen për arsye të kushteve të punës. Në një intervistë të tij ai pohoi se lajmet për këtë television punoheshin në konteniere.

“Dhashë dorëheqjen për një arsye të fortë, për mungesë absolute strukturash dhe një personeli të pamjaftueshëm për të përballuar një edicion lajmesh. Nëse ky është televizioni i së ardhmes, nuk bën për mua.Në kontratë më premtuan një strukturë të ngjashme me standardet ndërkombëtare, ndërsa përfundova duke montuar kronikat nëpër magazina, me një redaksi prej 9 personash qe duhet të realizonin gjithë edicionet, dy orë programacion në mëngjes dhe një orë të plotë në darkë. Më shumë se televizioni i së ardhmes, Agon Channel është televizioni i riciklimit”. Pohoi Caprarica.

Marre nga civitas

Pasioni, energjia dhe gjithmonë me një buzëqeshje që e karakterizon, Ermal Peci prezantues i emisionit te suksesshem Heart Attack ka dëshmuar se është gjithmonë gati për çdo sfidë televizive. Një ndër figurat më të njohura të televizionit më të ri Agon Channel këtë sezon ai është edhe prezantues i emisionit Antilope. Ermali ka rrëfyer ekskluzivisht për Info Media Albania për eksperiencën e tijë televizive, përjetimin e emocioneve në Heart Attack dhe të qenit një personazh publik.

Përshëndetje Ermal. Pas një sezoni të parë të suksesshëm si e kujtoni momentin kur ju erdhi oferta për prezantimin e Heart Attack?

Ka qenë shtatori i vitit që lame pas, unë sapo kisha nisur eksperiencën time në Agon Channel dhe patjetër që nuk mund të thoja jo, aq më tepër për një format të pa realizuar më parë, e sidomos një reality me emocione, një reality nga shikuesit për shikuesit.

Sa rrahje të forta përjetoni gjatë xhirimeve të emisionit tek jeni pjesë e historive të dashurisë?

Gjatë xhirimeve rrahjet tona janë të lidhura më shumë me ecurinë e punës, sepse rrahjet e vërteta të dashurisë i përjetojnë vetë protagonistët.

Kur dëgjuat për Agon Channel, për këtë televizion të ri që po krijohej, cila ishte idea që të erdhi menjëherë në mend?

Dua të jem në Agon! Dhe ja ku jam!

Partnere me ju në drejtimin e emisionit Heart Attack është Roza Latit, një prezantuese e mrekullueshme. Si është mardhënia juaj në punë?

Eshtë një marrëdhënie pune me çdo moment brenda. Marrëdhënie krejt normale me intesitete të ndryshme. Ne të dy jemi pjesë e një familje dhe ndajmë sëbashku gjithçka sa i takon punës sonë.

1617721_10204673165730420_224739125721180485_o

Sezoni i dytë i formatit, ndryshe nga i pari ku mesazhi realizohej me një videoklip, ka pësuar ndryshime, tashmë ju i prekni live emocionet me supriza e përgatitura për protagonistët. Si e pritët këtë ndryshim?

Unë e dëshiroja një ndryshim, gjë që u arrit duke kërkuar mbështetjen dhe aprovimin e bashkautores dhe drejtueses së kanalit Andeta Radi, regjisorit Gentian Kurti dhe diskutimit edhe me Rozën. Bashkë vendosëm që kjo të ndodhë ndër të tjera për të mos i dhënë mundësinë shikuesit që të parashikoj atë se çdo të vij në puntatën tjetër. Sezoni i klipeve ka qënë po aq i veçantë, kemi realizuar klipe që ndonjëherë edhe këngetarët shqiptar na kanë komplimentuar duke mbetur të befasuar nga puna jonë. Ne donim përjetime më emocionale dhe në fakt në keto 11 puntata të sezonit të ri kjo ka ndodhur. Këtë e shohim edhe nga numri më i lartë i kërkesave nga sezoni i kaluar.

Shtëpia juaj me katër rrota, siç e quani edhe ju dhe Roza, sa e rehatshme është për të prezantuar një emision televiziv?

Shumë, tejet komode. Patjetër që studio ka magjinë e vet, por edhe makina është një tjetër ndjesi. E di pse? Sepse me të rrugëtojmë drejt zemrave!

Që në sezonin e parë emisioni Heart Attack është vlerësuar me çmime dhe një ndër ta ka qënë “Programi Rinor Më i Mirë” në Info Media Albania Awards 2014. Sa e rëndësishme është kjo për ju?

Do të thotë që ja kemi dal, që në sondazhet tuaja por edhe në vlerësime të tjera online kemi triumfuar. Patjetër që në aspektin e konkurencës televizive ndihesh i kënaqur, që programi që ti bën fiton ndaj të tjerëve por me bindjen time dhe të stafit të Heart Attack, çmimet e marra për ne kanë një tjetër vlerë: Dashuria e Publikut. Fundja ata kanë votuar.

Programi-me-i-mire-rinor-Heart-Attack

Ermal ne tashmë nuk të shohim vetëm një herë në javë në ekran por edhe si moderator në emisionin “Antilope”. Sa e vështirë është të jesh një Antilope?

Të qenurit në studio si moderator të zhvesh nga terreni dhe lodhjet e tij. Eksperienca në Antilope si moderator është një tjetër moment të cilin po e shijoj në maksimum.

A ka për ju një pikë të përbashkët mes dy emisoneve, “Antilope” dhe “Heart Attack”?

Po, dedikimi im maksimal

Emisoni që ta ka marrë zemrën dhe që nuk do doje ta ndryshoje midis “Heart Attack” dhe “Antilope”?

Patjetër që Heart Attack. Ndihem si një nga prindërit e një foshnje të bekuar me dashuri.

Ne njohim Ermalin para kamerave, po Ermali jashtë obiektivit të kamerës si është?

Njësoj. Unë bëj një reality dhe jam unë në atë format, jam Ermali pa këto ndryshime brenda apo jashtë ekranit.

Çfarë e shtyn Ermalin të bëj televizion?

Pasioni.

Emisoni që nuk do ta bënit kurrë në një televizion edhe përballë një pagese joshëse?

Nuk dua ta lidh me pagesën atë çfarë bëj. Unë vështirë të shoh gjëra të pamundura, ndaj them se do përshtatesha me çfarë do lloj formati.

Ermal Peçi 2Përveç televizionit në çfarë profesioni tjetër do e shihte veten Ermali?

Po që nuk e mendoj dot Ermalin në një tjetër profesion e beson dot?

Pika më e fortë dhe më e dobët e juaja?

Për të dyja përkushtimi, dedikimi ndaj diçkaje!

Tashmë Agon Channel po teston tregun Italian. A është në planet tuaja perfshirja ne ekranin italian, pse jo përkrahë emrave të njohur si Sabrina Ferilli apo Simona Ventura?

Agon Channel është ekrani i surprizave

Çfarë preferoni të bëni në kohën e lirë?

Përkushtimi ndaj njerëzve të mi të dashur, diku muzikë, diku argëtim…

Festat e fundvitit po vijnë ku do i kaloj ato dhe një urim për të gjithë shqiptarët?

Besoj ashtu si edhe vjet, në ambjentet e Agon Channel për mbrëmjen festive. Momentet e fundit patjetër me familjen. Unë dëshiroj pafund që të mbërrij një vit i gëzueshëm, një vit me më pak strese e me më shumë buzëqeshje

Ermal Peçi 1

Një mesazh për fansat e tu dhe lexuesit e faqes tonë Info Media Albania që do e lexojnë intervistën?

Faleminderit për vëmendjen e përkrahjen tuaj, faleminderit që e doni punën time, ç’ka më ngarkon me më shumë përgjegjësi në emër të kënaqesisë e shijes televizive që ju merrni!

EKSKLUZIVE IMA / Intervistoi G. Qerimi

Photo Arjola Buzi

Më shumë se 20 vjet pasi refugjatët shqiptarë filluan të arrijnë me anije ‘rakitike’ në jug të Italisë, yjet në rënie të televizionit Italian kanë nisur një trend të kundërt,duke vërshuar drejt Shqipërisë teksa tregu i reklamave në vendin e tyre po ‘ezaurohet’.

Sabrina Ferilli, 50 vjecarja e njohur për rolin e saj në ‘Bukuroshja e Madhe’, fituese e Çmimit të Akademisë së këtij viti për filmin më të mirë të huaj, është celebriteti veteran i fundit veteran që nënshkruan në Agon Channel Italia, kanal i cili ka filluar transmetimet prej pak ditës nga Tirana pas premierës së një shfaqje brilante javën e kaluar ku merrte pjesë edhe e famshmja Nicole Kidman.

Agon, i cili do të transmetojë programe në Itali, është në pronësi te sipërmarrësit Francesco Becchetti, i cili tha se ka investuar 40 milion euro (50 milion dollar) për studion në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku ai punëson rreth 500 persona.

‘Nëse ju doni të merreni me TV ditët e sotme, projekti duhet të jetë i zbatueshëm,’ tha Becchetti gjatë një konference për shtyp në Milano javën e kaluar. ‘Edhe në qoftë se ju i paguani forcën punës në Shqipëri dyfishin e pagës mesatare, kjo ende ju mundëson të tërhiqni yje të rëndësishme dhe të siguroni një audiencë televizive italiane.

Transmetuesit italianë po reduktojnë kostot teksa tregu i reklamave të vendit nuk ka arritur të rimëkëmbet nga niveli më i ulët në15-vjet dhe recesioni i saj po hyn në vitin e katërt. Mediaset SpA (MS), transmetuesi më i madh privat i Italisë, po shkurton rreth 450 milion euro shpenzime, ndërsa transmetuesi shtetëror RAI SpA po përballet me shkurtime të buxhetit si pjesë e iniciativës së kryeministrit Matteo Renzi për të frenuar shpenzimet dhe zbutur borxhin prej 2.13 trilion euro të Italisë.

Komuniteti i huaj

Agon është një nga 400 kompanitë italiane që operojnë në Shqipëri, ku më shumë se gjysma e popullsisë prej 3 milion banorësh flasin të paktën pak italiasht për shkak të afërsisë së këtyre vendeve dhe lehtësisë për të kapur sinjalet televizive italiane, sipas ambasadës italiane. Prodhuesi i cimentos Italcementi SpA (IT), një nga investitorët e parë të huaj në Shqipëri pas rënies së regjimi t të vjetër, ka një njësi vendore që është nga 10 kompanitë kryesore. Bank of Albania e Intesa Sanpaolo SpA, formuar nëpërmjet blerjeve, është huadhënësi i tretë më i madh i vendit.

Pothuajse 500,000 shqiptarë jetojnë në Itali, komuniteti i dytë më i madh i huaj, përfshirë rreth 50,000 të cilët u arrartisën nga kaosi dhe një ekonomi e shkatërruar pas rrzimit të regjimit komunist në vend në vitin 1991. Rreth 20,000 zbarkuan me anije në portin e Barit vetëm më 8 gusht 1991. Paga mesatare shqiptare sot është një e gjashta e nivelit italian, sipas institutit të statistikave të vendit.

Trend i përmbysur

Vitin e kaluar trendi u përmbys për herë të parë. Rreth 16,000 shqiptarë mbërritën në Itali në 2013, sipas institutit të statistikave ISTAT. Kjo është më pak se 19,000 italianë që u shpërngulën në Shqipëri, duke shtuar 46,000 shqiptarë që u riatdhesuan, referoi gjatë një interviste për BBC ministri për mirëqenien sociale Erion Veliaj në 11 nëntor.

Disa janë të punësuar në më shumë se 50 qendrat e ndërtuara për kompanitë e energjisë Eni SpA (ENI) dhe Edison SpA dhe operatorët e telefonisë Fastëeb Spa, Itali 3, Tiscali Spa (TIS) dhe Vodafone Group PLC. (VOD) Fastëeb është një njësi e Sëisscom AG, dhe Hutchison Ëhampoa Ltd (13) me bazë në Hong Kong kontrollon 3 Italia.

Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë do të përshpejtohet deri 2.1 për qind këtë vit. Kjo është më e ulët se normat mbi 3 për qind deri në 2011 kur Italia, prej kohësh partneri më i madh tregtar i vendit, hyri në recesion. Megjithatë, Italia është vetëm kontribuesi i pestë më i madh i investimeve të huaja direkte në vend, teksa disa kompani të mëdha hezitojnë të investojnë në mungesë të infrastrukturës dhe ligjeve të qarta të pronësisë, referon në faqen e saj të internetit ambasada italiane në Tiranë.

Celebritet italiane

Becchetti, një italian, tha se ai është i palëkundur ndaj kushteve në Shqipëri. ‘Ne kemi filluar një vit e gjysmë më parë me një magazinë të zbrazët në Tiranë që tani është kthyer në një studio të nivelit të Hollyëood-it,’ tha biznesmeni, të cilit zotëron gjithashtu klubin britanik të futbollit Leyton Orient dhe planifikon realizimin e një spektakli talenstesh ku do të përzgjedh lojtarët për ekipin. ‘Nëse kanali është i suksesshëm, studiot do të dyfishohen për të krijuar një zonë të prodhimit televiziv edhe për kanalet e tjera,’ tha ai.

Versioni në gjuhën shqipe i Agon Channel ka filluar në 2013 dhe knë të kaluarën ka punësuar celebritete italianë, të cilët janë të njohur në Shqipëri, si dhe ish-korrespondentin e CNN në Romë, Alessio Vinci.

Simona Ventura, e njohur në të dy vendet për rolin e saj si gjyqtar në versionin italian të spektaklit të talenteve ‘X Factor’, më 26 nëntor drejtoi inaugurimin e shfaqjes së Agon me yllin e kinematografisë hollivudiane, të ftuarën Kidman. Objektivi i Becchetti për një transmetim pa pagesë të Agon Channel Italia përbën 1 përqind pjesë të tregut në Itali dhe 20 milionë euro të ardhura nga reklamat për vitin e parë, tha ai.

 

Objektiv ambicioz

‘Kjo është një qëllim ambicioz por jo i pamundur’, tha Francesco Siliato, një profesor i medias dhe telekomunikacionit në Universitetin Politeknik të Milanos. Cielo TV, kanali pa pagesë i Sky Italia, i cili gjithashtu transmeton disa programe nga rrjeti I tij me pagesë, ka një 1.3 për qind pjesë në treg dhe 29 milionë euro të ardhura, tha ai. Shpenzimet totale të reklamave të Italisë ranë 3.2 për qind në nëntë muajt e parë të vitit 2014, drejtuar për rënien e katërt vjetore radhazi, sipas shifrave nga studiuesi Nielsen.

Programimi i kanalit përfshin buletinet e lajmeve drejtuar nga një ish-korrespondent i RAI, një emision me debate drejtuar nga Ferilli, programet ‘quiz’, dhe spektaklet e talenteve, përfshirë edhe një për truproje.

‘Ky është globalizimi, një Evropë që mund të na ofrojë shanse ne, profesionistëve të TV,’ tha pas konferencës për shtyp në Milano, 49 vjecarja Ventura.

 

Nga Marco Bertacche dhe Daniele Lepido

http://www.bloomberg.com/news/2014-11-30/tv-stars-from-italy-flock-to-low-cost-albania-as-ad-market-sinks.html

Prezantuesja e njohur dhe një nga imazhet televizive më tërheqëse të viteve të fundit në Shqipëri ka vendosur të braktisë televizionin “Agon Channel”.

Anjeza Maja është larguar nga ky televizion. E kontaktuar nga “DITA” në telefon, ajo nuk e ka komentuar largimin, por burime të sigurta na tregojnë se Maja ka vendosur largimin për t’iu bashkuar një projekti krejtësisht të ri.

maja-768x1024

Mesa duket 30-vjetori i bukuroshes së ekranit ka ardhur si një kapitull i ri në jetën e saj dhe në atë profesionale.

Maja ka prezantuar emisionin për të rinj “Hit Play”, ndërsa erdhi në këtë televizion si një imazh i ri.

Anjeza ka punuar për shumë vite në televizionin “Klan” ku ka prezantuar dhe punuar 6 vitet e fundit si redaktore e emisionit politik, “Opinion”.

Largimi i Majës vjen vetëm një ditë pas festës së “AGON” në Milano, ndoshta për t’i lënë hapësira VIP-ve italianë.

Një gjë është e dukshme se as Ventura dhe as Ferilli nuk e kapin dot bukurinë e vajzës shqiptare, e cila është ende BIO.

Suksese Anjeza në projektin e ri!

Marre nga Dita

Largimi i tyre nga spektaklit i vallëzimit “Dancing With The Stars” vetëm një ditë para startit në Vizion Plus, ishte padyshim një nga ngjarjet më të diskutuara entertainment të ditëve të fundit. Nuk pritej ky divorc pune gati 15 vjeçar i çiftit me producenten Holta Dulaku, por paska mjaftuar një detajë për t’i dhënë fund gjithçkaje.

Duke qenë edhe dy balerinët e parë të Teatrit Kombëtar të Operasë dhe Baletit – TKOB, hapsirat e reja të zhytjes mediatike i kanë më të lehta. Dhe mënjëherë kanë filluar thashethemet e para për një kontartë të re me një kanal televiziv. Bëhet fjalë për Agon Channel, kanali i cili do të mirëpres projektet e reja të dy balerinëve të njohur. Natyrisht është shumë herët për të thënë se çfarë do të bëjnë të dy në Agon, por edhe vetë si lajm mbetet në kuadrin e thashethemit. Gerd Vaso dhe Enado Hoxha janë çifti më i famshëm i dancit në Shqipëri, me një karrierë të gjatë e të lakmueshme. Për vite me radhë vazhdojnë të jenë të parët në llojin e tyre.

IMA / S. Dema

 

Janë dy formate të ngjashëm dhe mjaft të ndjekur nga publiku shqiptar. Në fashën orare “access prime time” dy formatet investigative satirike, Fiks Fare dhe , janë në “luftë” për të tërhequr sa më shumë vëmendjen e teleshikuesit që çdo mbrëmje përpara ekranit e ka padyshim të vështirë për të zgjedhur Fiorin me Doktorin apo Sajmirin me Gentin!

Prandaj kemi vendosur të hapim në faqen tonë një sondazh për të përzgjedhur se cili është formati juaj i preferuar Fiks Fare apo Ça thu…?!

Cili është emisioni juaj i preferuar

Kliko këtu për t’ju përgjigjur sondazhit ne Google Plus !

Në ekranin e “Agon Channel” do të nisë një serial dramatik turk ,premierë ASI- i përshtatur në shqip me titullin Dashuri dhe Krenari. Prodhim i vitit 2007, i cili u trasmetua në televizionin kombtar turk “Kanal D”.
“Asi” ose “Dashuri dhe Krenari” është një serial dramatik turk, në të cilin luajnë një cast shumë i përzgjedhur aktorësh. Aktorë të personazheve kryesore janë Tuba Büyüküstün, e cila luan rolin e Asi Kozcuaǧlu që mban edhe titullin e serialit. Aktor protagonist është Murat Yıldırım, në rolin e Demir Doǧan. Në Shqipëri Murat njihet edhe si aktor kryesor në serialin tjetër turk “Dashuri dhe Ndëshkim” që transmetohet në “3 Plus”.

Data e saktë dhe ora e trasmetimit nuk janë bërë të ditur ende!
Më poshtë kemi publikuar edhe videon e episodit te pare te serialit dramatik turk rreth 10 minuta, ku mund ti hedhni nje sy.

Investimet gjigande të medias shqiptare vitet e fundit kanë arritur të ngen lartë emrin e Shqipërisë dhe më konkretisht të vetë medias shqiptare, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Europë dhe botë. Prej gati 10 vitesh tashmë në ekranet tona gjejmë një numër relativisht të madh të patentave ndërkombëtare, të realizuar mrekullisht si versionet origjinale në mediat perëndimore.

Njëkohësisht, shqiptarët mësuan të pranojnë suksese të provuara nga jashtë dhe padyshim u kthye në trend blerja e patentave më të suksesshme në botë. Ato jo vetëm garantonin suksesin, por edhe ulnin nivelin e injorancës në kreativitet dhe kopjet e shëmtuara, të ndërthurura si prodhime shqiptare. Sot ka disa reality, talent, quiz apo variety show, të cilat korrin suksese marramëndëse në një Shqipëri të vogël. “Big Brother”, “Dancing With The Stars”, “X Factor”, “The Voice”, “Dance With Me” e të tjerë, janë kthyer tashmë në firmën e suksesit.

Por ka akoma për t’u bërë, ka akoma suksese për të fituar dhe në fakt kanë filluar tratativat për një tjetër patentë super gjigande, një patentë ndër më të realizuarat në botë. Siç duket do të vij në Shqipëri, anija është nisur, por ku vallë do të ndaloj? E kemi fjalën për “Utopia”, reality show-n më të madh në botë, ku mund të gjejmë disa të tjerë të shkrirë në një. Krijuar nga John De Mol, babai i “Big Brother” dhe “Talpa Holding Group”, një sukses i garantuar kudo është realizuar deri më sot. “Utopia” është reality show, i cili konsiston në një garë mes 15 personash, të cilët për 9 muaj resht, në një hapësirë gjigande prej 2 mijë hektarësh, në shtëpi të ndërtuar enkas për këtë program do të përcjellin emocione nga më të ndryshmet për teleshikuesit.

Disa kanale shqiptare janë në tender për të fituar të drejtat e këtij reality show për territorin shqiptar. Natyrisht mund të bëhet fjalë për triumf nga njëri prej katërshes kryesore, “Vizion Plus”, “Top Channel”, “TV Klan” apo “Agon Channel”. Por, vallë cili do të arrij të bind producentët e programit të famshëm? Dhe do të jetë në gjendje të realizoj atë siç duhet në version shqiptar? Na duhet të presim 2015-ën për të kuptuar se çfarë do të ndodh për të drejtat e relizimit. E sigurtë, “Utopia” ka nisur drejtimin e anijes edhe drejtë Shqipërisë. Ajo realizohet suksesshëm në shumë vende të botë, ku mund të përmedim Hollandën, SHBA-në, apo në Serbi, Maltë e Rumani.

IMA / S. Dema

Një nga drejtorët e informacionit më të mirë në median shqiptare, Andi Bejtja, mund të lërë ekranin e “TV Klan” për të kaluar në një tjetër ekran. Bëhet fjalë për ekranin e “Agon Channel”, ku qarkullojnë fjalë se Bejtja mund të transferohet këto kohë. Sipas burimeve tona Bejtja është kontaktuar nga Agon Channel, të cilët i kanë bërë një ofertë për të cilën nuk mund të shprehemi ende në shifra.

Andi Bejtja për vite me radhë ka qenë pjesë e ekranit të “TV Klan”, si drejtor informacioni i këtij kanali. Lajmi për lënien e tij është krejt i papritur dhe njëkohësisht është i papritur edhe nga ana e “Agon Channel”, pasi këtë post e mbajnë Sonila Meço dhe Mimoza Picari. Gjithsesi se sa të vërteta ka në këtë informacion, padyshim duhet të presim ditët në vazhdim për të pritur konfirmimin zyrtar.

Spikerja e lajmeve në “Agon Channel”, Daniela Sula, shumë e spikatur për oratorin e saj, nga dita e djeshme nuk është më pjesë e këtij ekrani.

Daniela është parë mbrëmjen e djeshme në ekranin e Vizion Plus duke dhënë edicionin informativ të darkës. Më parë gazetarja ka qënë spikere në edicionin informativ “Breaking News“ dhe asistente ne disa emisone të tjera në Agon Channel. Ende nuk dihen shkaqet e largimit të Danielës nga ky televizion, por mesa duket ka qenë momenti i duhur për të hedhur një hap përpara në karierën e saj, duke u bërë një nga figurat kryesore të edicionit qëndror të lajmeve në Vizion Plus.

IMA / G. Qerimi

Tashmë janë bërë një vit e gjysëm që në tregun televiziv shqiptar hyri një ekran i ri. Një ekran që kishte një vizion të avancuar idesh dhe pretendimesh. E kemi fjalën për “Agon Channel”, për kanalin e investitorit italian, Francesco Becchetti, i cili derdhi një shumë të konsiderueshme parash për të ngritur perandorin që pretendonte të ngrinte.

“Agon Channel” bëri bujën më të jashtëzakonshme që mund të ketë bërë ndonjë ekran televiziv ndonjëherë. U “blen” një armat gjigande njerëzish televiziv, me në krye Adi Krastën, i cili u prezantua në një pasdite në studion e lajmeve nga Sonila Meço. Nga ajo studio u informua me një ekstaz spektakolare se Krasta do të ishte drejtues i tre programeve në këtë kanal të ri, i cili pretendonte që përpara 31 dhjetorit 2013 të kapte majat, të ishte i pari, të kalonte televizionet gjigand të traditës në Shqipëri, si “Vizion Plus”, “TV Klan” apo “Top Channel”. Adi Krasta kishte kaluar në “Agon Channel” me një shifër stratosferike parash që shkonte deri në 200 mijë € në vit. Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj ishin një tjetër dyshe, e cila synonte të kaplonte audiencën e scces prime time dhe sigurisht edhe emra të tjerë të njohur, importuar nga kanale të tjera konkurente.

Sot, pas një viti e gjysëm transmetim, ku është “Agon Channel”? A është i pari në tregun televiziv? A ia arriti Becchetti që më 31 dhjetor të vitit të kaluar të ishte mbreti i medias vizive në Shqipëri? Ku po shkon “Agon Channel”? Sa shumë pyetje! Pak nga pak do iu japim përgjigje të gjithave. Sot “Agon Channel” është kanali televiziv që në përbërje të tij ka një programacion të pasur, me programe të mira, realisht të mira. Është diçka që absolutisht nuk mund të mohohet. Niveli i programeve si “A Krasta Show”, “Ca thu…?!”, “Antilope”, “Heart Attack”, “Dita e Shtatë” dhe gjithë të tjerët është i mirë, tepër konkurues.

Ka një muaj që sezoni televiziv ka startuar, kanë startuar disa programe në këtë kanal, rikthyer nga sezoni i kaluar. Ka startuar “Dita e Shtatë”, “Të Parët” apo “I Primi” siç kanë dëshirë ta quajnë vetë ata të “Agon”. Por, ka diçka që nuk shkon. Përse “Dita e Shtatë” duhet të ritransmetohet gjatë gjithë javës, dhe më e çuditshmja edhe në prime time? Përse “Të Parët” duhet të ritransmetohet edhe për çdo drekë? Përse “Kalibër 99” duhet të ritransmetohet sërish brenda ditës? Nuk mund të jetë i pari një kanal që tranmeton 10 orë programe premierë dhe 50 të tjerë ritransmetim i këtyre 10 orëve.

E tham edhe më lartë që “Dita e Shtatë” është një program shumë i mirë dhe argëtues. Ka lojëra, biseda, debate, emocione e show. Po përse duhet që një armat prezantuesish të jetë në skenë? Përse duhet të krijohet një mish-mash moderatorësh para një wall screen-i? Sonila Meço, Gentjan Zenelaj, Saimir Kodra, Matilda Mcini, Menada Zaimi, Anjeza Maja, Erald Kodheli dhe Padovani janë një tetëshe e tepërt në skenë. Ardit Gjebrea, i vetëm mban një “E Diela Shqiptare” për t’u admiruar. Një show që e ndërton për t’u patur zili. Dhe në “Agon” i tillë format është edhe në “Antilope”.

Gjatë një viti e gjysëm në “Agon” janë transmetuar disa seriale e telenovela të cilat pasi mbaruan janë ritransmetuar dhe ritransmetuar pafund. Dhe sot, në këto momente që flasim nuk ka asnjë serial, asnjë telenovelë dhe asnjë film të ri të transmetuar në këtë kanal. Në momentin që konkurenca ka gjakosur thonjtë për të sjell prodhimet më spektakolare turke, latine, amerikane e angleze. Audienca i dëshiron dhe “Agon” as nuk merr ujin në zjarr të sjell një titull të ri. Përse vallë? Më mirë është të ritranmetohet “Kalibër 99”, kur mund të jepej një super prodhim i “Telemundo”, si dikur “Aurora”? Po një film i suksesshëm hollywood-ian në prime time në vend të një talk show të ritransmetuar të “Dita e Shtatë?

Të mos flasim për skandalin e vjedhjeve të ideve të grafikës, vjedhjeve të konceptit të studiove në kanalet italiane e më gjerë. Po Adi Krasta ku i ka programet e tjera të premtuara një vit më parë?

Iu kujtohet inaugurimi i skenografisë teknologjike me wall screen mbrëmjen e vitit të ri? Ajo studio është ndryshkur nga shfrytëzimi. Rreth 80% e programeve të “Agon Channel” realizohen në këtë studio. Sa lehtë e kanë ata, ndërrojnë pamjen e ekranit sipas emisioneve dhe hajde të bëjmë emisione. Nuk kanë studio të tjera?

Ky është “Agon Channel”, kanali që nuk është i pari, Becchetti nuk ia doli, nëse do ia dal të presim të rrjedhin vitet një nga një.

Anjeza Maja nje nder femrat me te bukura te ekranve shqiptare se fundmi eshte zhdukur pa len gjurme. Se fundmi ajo eshte pare ne kanalin me te ri ,ne “Agon Channel “si moderatore . Anjeza pervec  bukuris eshte e shquar per nje oratori dhe prezenc skenike. E shikonim cdo te shtune ne programin “Hit Play” dhe diten e diel ne “Dita e Shtate”,  ne pjesen e kushtuar muzikes ajo me nuk eshte shfaqur ne  ekran.  Ishte nje nder moderatoret  kyc  ne “Agon Channel “e tani ekrani pa te duket shume bosh. Ende nuk dihen arsyet pse ajo nuk ka nisur transmetimet ne ekran, por zera brenda “Agon Channel” thone se ajo eshte par ne studiot e televizionit. Te dielen ne emisionin “Dita e Shtate” ne hapsiren kushtuar muzikes moderatorja Anjeza mungonte dhe me sa pame ishte zevendesuar me nje nder nga moderatoret e programit “Atilope” Matilden.   Pse Anjezen valle  nuk e shohim ende ne ekran ? Per kete duhet te presim ne ditet ne vijim.

IMA / G. Qerimi

Rikthehet në ekranin e “Agon Channel” një nga programet më të suksesshme të këtij ekrani në sezonin e kaluar televiziv. “A Krasta Show” është një program talk show, i cili sjell përpara publikut një elitë shoqërore mjaft të sinqertë.

Rikthimi shuan përfundimisht enigmën e një largimi të mundshëm të Adi Krastës nga “Agon Channel”. Përpara pak javëve u përfol se Krasta ishte bërë pjesë e “Channel One”, duke u larguar përfundimisht nga “Agon”, por siç duket gjithçka ka qenë jo e vërtet. Në fakt ky lajm u besua nga audienca e gjerë, pasi vitet e fundit Adi Krasta ka ndërruar disa ekrane televizive. Si fillim nga “Top Channel” ai u drejtua drejtë “Vizion Plus”. Sezonin e kaluar la këtë të fundit për një ofertë paturpësisht të pranueshme, ashtu siç e kishte përshkruar vetë nga “Agon Channel”.

“A Krasta Show” rikthehet këtë sezon dy herë në javë, çdo të hënë dhe të premte në prime time. Përsa i përket projekteve të tjera të Krastës të përfolura në “Agon” nuk ka informacion, megjithatë atë do të keni mundësi ta ndiqni me talk show-n e tij.

IMA / S. Dema

Të martën në ekranin e “Agon Channel”, gjatë programit “Antilope” është transmetuar një insert, i cili ka ngjallur reagime jo të pakta në rrjetet sociale. Inserti ishte përgatitur nga moderatorja Romina Ruda me fëmijët e një shkolle në kryeqytet, pak a shumë të moshës 7 deri në 13 vjeç. Romina i ka pyetur minorenët se si lindte fëmija, apo nëse ata e kishin diskutuar ndonjëherë këtë me prindërit e tyre. Një pyetje tjetër ishte nëse ata e kishin parë nëpër filma.

Siç mund të pritej fëmijët janë përgjigjur të ndrojtur dhe herë-herë edhe me buzën në gaz nga situata e krijuar. Mirëpo, ky insert nuk është parë me sy të mirë nga shumë fansa të Rominës në Facebook, të cilët i kanë cilësuar jo etike pyetjet për një moshë minorene si të fëmijëve të intervistuar.

Pas këtyre reagimeve ka reaguar vetë Romina me një status në Facebook, duke e cilësuar si diçka normale, pasi sipas saj i gjithë inserti solli një provë faktike se prindërit shqiptar nuk flasin me fëmijët e tyre rreth edukimit seksual, përderisa secili prej tyre me anë të mjeteve të fundit teknologjike i kishin mësuar më së miri. Ajo i ka cilësuar komentet negative si dashakeqe dhe krejt të panevojshme.

IMA / S. Dema

Kjo është pyetja që të gjithë sot po e bëjnë. Duke filluar nga qindra fansa të “Heart Attack” dhe Oltës në Facebook, po edhe në shumë media rozë të fundjavës që i kanë dhënë jehonë sot këtij lajmi.

Ashtu sic jemi mësuar cdo javë në “Agon Channel”, në “Heart Attack”, rrahjet e zemrave dhe emocionet nuk kanë munguar, por ajo e së hënës mbrëma vjen ende edhe më e vecantë. Ermali dhe Roza kanë marrë një kerkesë per të befasuar këngetaren Olta Boka. E pa ndodhur me parë, Ermali nuk ka nguruar ti shkoj ne shtëpi, duke befasuar atë dhe familjarët per të marrë Oltën e për t’a dërguar drejt destinacionit final, ku surpriza e përlot. Në një situatë tejet emocionuese, e prekur si asnjëherë më parë, në jete edhe në ekran, Olta nuk ka përmbajtur veten për disa momente. Por çfarë e preku këngëtaren, kush fshihet pas gjithë kësaj? Na mbetet të presim të hënën mbrëma, ora 21.30 në “Agon Channel”.

Olta Boka është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare, e cila është aktive në treg. U bë e njohur me përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision” në vitin 2008.

IMA / S. Dema

Programi maraton i së dielës në ekranin e “Agon Channel”, “Dita e Shtatë”, rikthehet sërish në një sezon të dytë. Sërish rikthehet argëtimi i ditës së pushimit, dhe kësaj radhe sigurisht me të reja në skenar. Siç dihet tashmë, rubrika “Kalibër 99” është spostuar si një game show i përditshëm, prezantuar nga një hyrje e re në “Agon”, Arjon Muça.

Me spostimin e kësaj rubrike, artikulohen ngacmime dhe pjesa e fundit e programit duhet mbushur me një tjetër hapësirë argëtimi. Dhe pikërisht pjesë e saj do të bëhet vetë publiku i thjeshtë, i cili do të bëjë surprizë një të afërmi apo të dashuri, LIVE nga ekrani i “Agon Channel”.

Ja se si e përshkruan vetë “ACH” këtë hyrje të re të sezonit të ri në “Dita e Shtatë”:

Ju jepet mundesia qe me nje dedikim, veprim te thjeshte, duke na shkruar ne faqen tone, t’i dhuroni nje buzeqeshje, nje çast te lumtur, nje surprize njerezve te dashur, miqve te hershem, atyre te humbur ne kohe, prinderve, fqinjit, te shprehni mirenjohje, t’i plotesoni nje deshire atyre qe me shume vleresoni e respektoni. Mendoni kenaqesine, lotet e gezimit, mahnitjen e tyre dhe me siguri nuk do te nguroni te na shkruani per suprizen qe doni t’i beni kujtedo qe e meriton mirenjohjen, vemendjen dhe dashurine tuaj.

Tek “Dita e Shtate” per nje ore protagoniste do te jeni ju, historite tuaja, njerezit qe me shume doni e vleresoni, duke i dhuruar nje cast te paharruar perballe publikut. Kujtimi me i bukur, nje dhurate shpirterore qe do te shenoje nje ndryshim sado te vogel jo vetem ne jeten tuaj, por edhe te tjetrit.

IMA / S. Dema

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Korçë. Grupi i xhirimit të Agon Channel, korrespondentja e këtij televizioni dhe kameramani, ata që raportojnë zakonisht për ngjarje kriminale, u bënë vetë protagonistë të një ndodhie të tillë. 

Policia e Korçës njoftoi zyrtarisht se Renato Shkurti, kameramani, u arrestua në flagrancë për vjedhjen e motorit të një makine në Rezervat e Shtetit. Makina e tij private, më logon e këtij televizioni, u përdor për të transportuar motorin e vjedhur. Ai, vjedhjen e kreu në bashkëpunim me 30 -vjeçarin Jorgen Xoxi, që është bashkëshorti i gazetares së Agon Channel, L. Xoxi dhe me kunatin e saj, Eraldi Xoxi, 29 vjeç. Bashkë me ata u arrestua edhe Berti Mema, 23 vjeç, roja i magazinave të Rezervave të Shtetit në fshatin Mborje. Gazetarja L. Xoxi akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit. Pasi kanë kryer vjedhjen, ajo i ka transportuara ata me makinën e saj. Tani, ndryshe nga të tjerët, po procedohet në gjendje të lirë.

makina e agon channel1

 

Burimi | Lapsi.al

 

E mbani mend “Agon Channel” kur filloi me shumë dritë në fillim? Investime të çmendura, studio që shkëlqejnë, emra të mëdhenj dhe paga që askush nuk i kishte parë në ëndërr. Madje, pati shumë prej atyre gazetarëve apo njerëzve të medias që sakrifikuan karrierën e gjatë të tyre në mediat ku ishin duke rendur tek “Agoni” që paguante në euro dhe çmendurisht shumë.

Epo, kaq e paska pasur! “Agon Channel” po përballet me problem serioze me dhënien e pagave ndaj punonjësve. Burime të dosja.net nga anëtarë të stafit të “Agon Channel” tregojnë se kanë prej të paktën shtatë javësh që nuk marrin pagat e tyre, ndërsa gjendja është kthyer në shumë stresuese në ambientet e “Agon-it”.

Çështja e vonesave në paga është shumë e përhapur në media, aq sa mund t’i numërosh me gishtat e njerës dorë ato gazeta dhe televizione që paguajnë në kohë. Por, “Agon-i” kërcet pak pasi nuk ka shumë muaj që u prezantua me shumë bujë në publik duke dhënë idenë që aty paratë nuk përfundojnë kurrë.

Përfunduan paratë apo gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet që pronari po mendon të reduktojë disi shpenzimet? Këtë mbetet ta zbulojmë në periudhat në vazhdim, por një gjë është e sigurt, jo çdo gjë që shkëlqenë është flori.

Burimi | DOSJA

Një makinë kthehet në “studio levizëse”, një protagonist që surprizon dikë tjetër, një sfidë për të gjetur kudo që është protagonisti, i cili vjen në makinën tonë, pa ditur kush e surprizon. Shikon videomesazhin dhe vendos të pranoj ose jo surprizën, më pas pa parë asgjë dërgohet në destinacionin final, ku takohet me atë që e surprizon.

Ky do të jetë formati i ri i programit “Heart Attack” në ekranin e “Agon Channel”. Nje sezon i ri televiziv, i cili synon shumë surpriza. Si fillim do të transmetohet për tre të hëna në orën 21:30, pastaj për t’u rikthyer në orarin e tij të traditës, çdo të shtunë.

IMA / S. Dema

Sezoni i ri televiziv tashmë ka startuar në ekranin e “Agon Channel” dhe gjithçka është gati për t’i dhuruar audiencës argëtimin dhe informimin e duhur që ky kanal ka përgatitur. Në këtë sezon të ri nuk mungojnë risitë dhe një prej tyre është një personazh i ri televiziv që i bashkohet skuadrës së madhe të “Agon Channel”.

E kemi fjalën për moderatorin e njohur, Arjon Muça, i cili lë “Televizionin Klan” për një projekt të ri në “Agon”. Do e shohim çdo ditë, nga e hëna në të premte, çdo pasdite ora 14:00 nën prezantimin e rubrikës së njohur game shoë, “Kalibër 99”.

“Kalibër 99” kalon transmetimet nga dita e diel në spektaklin e fundjavës “Dita e Shtatë” në një përditshmëri transmetimi. Duke synuar për argëtimin e orëve të pasdites. Por çfarë do të ofroj “Agon Channel” tek “Dita e Shtatë”?

IMA / S. Dema

Edicionet informative të lajmeve në ekranin e “Agon Channel” këto ditë i kanë dhënë jehon një lajmi, që sipas tyre Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka kërcënuar grupin e xhirimit gjatë raportimit LIVE nga Gjirokastra të ceremonisë martesore të Veliajt.

Sipas “Agon Channel”, stafi i korrespondentëve në Gjirokastër ka marr mesazhe kontradiktore nga ministri, të cilat cilësohen si kundër fjalës së lirë të medias.

Gjatë ceremonisë së martesës së ministrit Veliaj me bashkëshorten Ajola Xoxa në kalanë e Gjirokastrës, “Agon Channel” ishte i pranishëm, njëlloj si disa media të tjera, për të mbuluar hap pas hapi të gjithë ceremoninë festive, madje edhe me transmetim LIVE. Kjo siç duket e ka indinjuar ministrin, pasi më herët kishte kërkuar që e gjithë kjo festë të ishte tërësisht private dhe pa pranin e medias.

IMA / S. Dema

Për ata që janë ende të paqartë për të ardhmen e Adi Krastës në Agon Channel, ja ku është prova më e freskët që e tregon atë sëbashku me personazhet e tjerë të këtij televizioni në darkën e ditëlindjes së pronarit Francesco Becchetti.
Foto është publikuar nga Sonila Meço i shoqeruar nga një koment që na konfirmon se Adi Krasta do të jetë sërisht pjesë në sezonin e ri televiziv të këtij kanali dhe se lajmet që janë publikuar ditët e fundit në mediat online për largimin e tij në një tjetër kanal mbeten thashetheme.

 

Agon Channel Italia është televizioni më i ri që do të fillojë transmetimet nga muaji shtator në Itali. Si një investim i ri i pronarit Francesco Becchetti, AC Italia do të jetë versioni italian i Agon Channel me qendër në Shqipëri. Por ambicja e Becchetti-t nuk është vetëm bërja e një televizioni por krijimi i një konkurrenti të fortë, që siç është shprehur ai vetë në festën 1 vjetorit të Agon Channel, për t’u patur zili nga kanalet më të rëndësishme italiane, si Italia 1 apo Canale 5.

Dhe për të bërë një televizion të mirë padyshim është i nevojshëm një staf i talentuar dhe profesionist. Pikërisht, për të kërkuar fytyrat e reja që do të përfaqësojnë ekranin e Agon Channel Italia, drejtuesit do të fillojnë një tur në të gjithë Italinë në kerkim të talenteve të reja televizive. Duke filluar nga nesër në qytetin e Bolonjës do të nisin audicionet që do të perzgjedhin stafin e ri të AC Italia.

AGON CHANNEL ITALIA 2

Më poshte datat e turit për muajin korrik.
AGON CHANNEL ITALIA

Per më shumë informacion mund tv vizitoni edhe website-in zyrtar http://www.agonchannel.it/.

 

Nuk po i ecën që nuk po i ecën këto kohë Adi Krastës.

Dashuria mes tij dhe televizionit Agon Channel duket se ka qenë shumë e shkurtër, ndryshe nga sa pritej. Burime të mirinformuara nga ky televizion bëjnë me dije se Krasta është në pikëpyetje për sezonin e ardhshëm. Hë për hë është rënë dakord për një përgjysmim rroge, nga 20 mijë euro në 10 mijë euro në muaj. Madje këtë e ka kërkuar vetë Krasta. Mëso jmë se gjatë ditës së djeshme është çmontuar edhe studioja ku Krasta bënte emisionin e tij “A Show”.

Ai iku nga “Vizion plus” me shumë bujë për shkak të një kontrate “paturpësisht të parefuzueshme” siç vetë Krasta e ka quajtur. Kontrata e Krastës me “AgonChannel” përfundon në shtator dhe pritet që deri në këtë muaj ai të jetë pjesë e televizionit, por me gjysmë rroge. Raportet mes tij dhe pronarit italian nuk kanë qenë fort të mira gjatë gjithë sezonit për shkak të mosmbushjes së pritshmërive nga emisioni i Krastës. Por pas sherrit të famshëm me Ramën, duket se raporti ishte përmirësuar disi për shkak të “armikut të përbashkët”

13-korrik-2014-724x1024

Ky është një lajm i publikuar në Gazetën Dita të ditës së djeshme, por drejtuesit e Agon Channel, të kontaktuar nga IMA, e kanë përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga kjo e përditshme duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë. Mbetet vetëm të presim sezonin e ri për të mësuar më shumë rreth të ardhmes së Adi Krastës në këtë televizion.

Më 14 maj të këtij viti, te vila “Padam” u organizua ditëlindja e violinistit të njohur, Tedi Papavrami, i cili jeton në Francë.Ai u rikthye për të dhënë dy koncerte për violinë, si dhe për të promovuar librine tij autobiografik. Mikja e tij e vjetër, e fejuara e ministrit veliaj, Ajola Xoxa, kishte marrë përsipër organizimin e ditëlindjes së tij, si dhe ishte redaktorja e librit të Tedit. Të ftuar në atë darkë ishin pak veta:Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda, ministri Erion Veliaj dhe e fejuara Ajola Xoxa, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe bashkëshorti i saj Aleksandër Furxhi dhe miku i vjetër i Tedit, Adi Krasta dhe bashkëshortja e tij, Henri Çili si botues i librit të Tedit tek UET Press me bashkëshorten e tij.

Sapo ka pikasur prezencën e Krastës Rama i është afruar dhe i ka thënë: “Ti ke thyer miqësinë tonë dhe ke dalë në krah të Sali Berishës. Ti more plehrë dhe legen si ka mundësi që i del kundër Top-Chanel, veprës më perëndimore që ka Shqipëria?”.

Ky reagim ka radhur pas akuzave të forta që Krasta kishte bërë për këtë kanal gjatë emisionit të tij, duke thënë se është një tv mafioz.

Ndërkohë Krasta i nxehur nga na e tij ia ka kthyer, “Unë reagoj si dua, sepse nuk jam i kapur nga mafia.”

Debati mes tyre ka zgjatur rreth një orë, ndërkohë që kanë tentuar të ulin pak nivelin e gjakrave Ajola dhe Aleksandri. Në ate moment Rama I’u është drejtuar të dyve, “Kush jeni ju që më tregoni se çfarë duhet të them”, kanë rrëfyer dëshmitarët për suplementin “Panorama Plus”.

Ky ka qenë debati i cili u shtri deri në parlament,ku u përjashta nga Kuvendi deputeti Berisha për fjalët fyese që lëshoi ndaj të fejuarës së ministrit Veliaj , teksaj i referohej kësaj darke.

Burimi | Gazeta Tema

Programi veror Summerland rikthehet në ekranin e Agon Channel me sezonin e dytë pas sezonit të parë të vitit të kaluar pjesë e të cilit ishin edhe moderatorët e njohur Bledi Strakosha dhe Jona Spahiu, para se të largoheshin nga ky televizion. E ndërkohë që Bledi Strakosha i është drejtuar audiencës online me programet e tij, Jona Spahiu po shijon suksesin në programin Select në Top Channel, Agon Channel ka vendosur të risjellë në ekran formatin i cili gjatë sezonit veror do të zëvendësoj Agonland.

Ashtu si edhe AgonLand, formati veror do të pasqyrojë edhe këtë sezon argëtim, festat, sfilatat, cocktailet dhe jetën e natës, duke u zhvendosur në disa nga clube-t dhe vendet më të bukura të bregdetit shqiptar, pikërisht aty  ku “gumëzhon” rinia shqiptare. Vera nuk do të kishte kuptim pa muzikën, ashtu siç nuk do të kishte kuptim SummerLand pa të ftuarit special këngëtarët që e gjallërojnë jetën e natës me zërin e tyre në koncertet Live kudo në Shqipëri. Pjesë e programit do të jetë padyshim muzika më e mirë shqiptare dhe e huaj dhe personalitetet e showbizit shqiptar që do të na shoqërojnë përgjatë programit të peshkuar nga dy moderatoret Roza Lati dhe Romina Ruda. Takimi i parë me SummerLand do të jetë të Premten në date 20 Qershor 2014.

Më poshtë mund të shikoni spotin televiziv që po transmetohet këto ditë në Agon Channel

Gazeta online Ekspres.Al te shtunën (14 Qershor) do te botonte një lajm me titull : “Sherr me pjata dhe pirunj mes Ramës dhe Adi Krastës tek restoranti “Padam”, që do të ripublikohej nga të gjithë mediat dhe në fund do të detyronte televizionin “Agon” të lëshonte një deklaratë për kryeministrin Rama në mbrojtje të moderatorit në këtë televizion, Adi Krasta.

Sipas portalit opozitar, Ekspres.al ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në restorantin “Padam” ku (Cit) “Rama dhe Krasta kanë qënë të ftuar në një darkë të organizuar nga Ministrja e Kulturës, Kumbaro, në nderim të një prej personaliteteve të pranishëm në këtë darkë. [R]ama ka nisur të përdorë një fjalor banal në drejtim të Krastës, duke e ofenduar dhe sharë atë, pasi sipas Ramës, e kishte kritikuar publikisht.[K]rasta I është përgjigjur në të njëjtën mënyrë. Kur psikopati Kryeministër ka parë se Krasta I është kundërpërgjigjur, [a]I e ka gjuajtur Krastën me lugë, ndërsa përgjigja ka qënë me mjete rrethanore Krastës me pirunj dhe pjata.”

E vërteta është që kjo ngjarje ka ndodhur menjëherë pas mbarimit të koncertit të dytë të violinistit Tedi Papavrami në kryeqytet, më 14 Maj. Për nder të tij, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro kishte shtruar një darkë. Në këtë darkë krahas zonjës Kumbaro dhe violinistit të famshëm, merrnin pjesë Ministri I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, njëkohësisht organizatore e koncertit të Papavramit, Ajola Xoxa, Ministri I Çështjeve Vendore, Bled Çuci së bashku me bashkëshorten e tij, mikeshë e vjetër e Ramës, Delina Fico dhe Adi Krasta së bashku me bashkëshorten Brikena Krasta, aktualisht këshilltare pranë Ministres Kumbaro.

Sipas burimeve tona, “inati” I Ramës me moderatorin e “A Krasta Shoë” kishte nisur nga një monolog I Krastës në emisionin e tij në mbrojtje të RTSH-së, ku duke folur për rrezikun e monopolizimit mediatik, iu referua marrëdhënies së Ramës me (atë që nënkuptohej si) televizionin Top Channel, si sjellje e një klani mafioz.

Në një intervistë për emisionin “Natën Vonë” në Ora Neës, Krasta e kishte sqaruar deklaratën e tij, që kërkonte t’I vinte në mbrojtje RTSH-së, e cila, në erën e dixhitalizimit, sipas tij, duhet të përfitojë medeomos dy rrjete me 25 kanale, sipas kërkesës së BE-së. Por “në këtë rast po bëhet një presion I madh që një rrjet t’I iki RTSH-së dhe të ndahet në një formë të rikonfiguruar për të ruajtur potencën monoplistike” Dhe sipas tij, ky rrjet do t’I shkonte një platforme dixhitale private, nëse kryeministri, I cili është I vetmi që e ka në dorë, nuk do ta ndalonte.

Fjala “mafioz” ka tingëlluar keq për veshin e kryeministrit, I cili sipas Agon Channel, ka deklaruar atë mbrëmje se “Ti tradhëtove miqësinë, u bëre me Sali Berishën.” Ai I referohej një deklarate të ish-kryeministrit për Agon Channel–ku ishte mbështetur Krasta – se “këto janë sjellje të klaneve të caktuara mafioze në tregun mediatik.”

Përveç se njihen bashkë prej vitesh, Krasta dhe Rama kanë shumë miq të afërt të përbashkët, një prej të cilëve është edhe çifti Çuçi-Fico, që janë sa të lidhur me çiftin Krasta, aq edhe të lidhur me Edi Ramën. Thuhet që kryeministri dhe moderatori kanë pasur madje hyrje-dalje në shtëpitë e njëri-tjetrit.

Krasta ka qënë një mbështetës I Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 Qershorit, dhe sulmin e tij të papritur ndaj kryeministrit ai e justifikon kështu në intervistën për Ora Neës: “Unë kam qënë kundër Enver Hoxhës, kam mbajtur qëndrime të forta kundër performancës së Partisë Demokratike të zotit Berisha dhe jam I gatshëm të hap pallën nga mëngjesi deri në darkë për performancën e kryeministrit Rama dhe të Partisë së tij Socialiste.”

Nën këtë justifikim, Krasta është mbrojtur edhe gjatë darkës, e cila që në fillimet e saj ka degjeneruar në debat të ashpër me profanitete, ku Rama ka deklaruar se “refuzonte kategorikisht të ulej në një tavolinë me moderatorin.” Në bazë të informacioneve që morëm nga të pranishëm, por edhe nga ato çfarë kuptuam nga deklaratat më pas, ndërsa Rama sulmonte me tezën e “një sulmi të padrejtë dhe mosmirënjohës ndaj një miku”, Krasta mbrohej me tezën e “fjalës së lirë” .

Menjëherë pasi lajmi u bë publik, televizioni “Agon Channel” në edicionin e lajmeve, lëshoi një deklaratë, ku fillimisht sqaroi se arsyeja përse u kujtuan kaq vonë që të bënin të ditur këtë lajm, ishte “për të respektuar një gjë që s’ishte bërë publike. Sulmi I kryeministrit ndaj Krastës, ishte edhe një sulm ndaj Agon Channel” lexohet në deklaratën e televizionit të ri 1-vjeçar. Reagimin e Ramës ndaj Krastës, televizoni Agon e quan “një sulm ndaj fjalës së lirë. Në çdo vend tjetër të botës, kjo do të ishte e pafalshme.”

Detaje të tjera jep kjo deklaratë në lidhje me ngjarjen, pasi aty thuhet se Rama ka fyer rëndë edhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe bashkëshorten e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, të cilat kanë kërkuar të dalin në mbrojtje të moderatorit.” Në mbyllje Agon ka kërkuar një sqarim mbi ngjarjen nga kryeministri, madje një gazetare, në lidhje direkte me kryeministrinë, ka theksuar se do ta ndiqte kryeministrin, derisa të merrte një shpjegim për sulmin.

Në të gjithë këtë zhurmë, Adi Krasta ka preferuar të heshtë. Ndërkohë kryeministri Rama, ditën që lajmi I 1 muaji më parë u bë publik, ndodhej në Francë për një vizitë zyrtare, pjesë e turit të tij për të mbledhur sa më shumë mbështetje për statusin e kandidatit të Shqipërisë në BE. Ndërsa për njerëzit e thjeshtë, kjo ngjarje ishte shokuese, madje e pabesueshme, siç u shprehën shumë në rrjete sociale, pasi të parët që e bënë publik incidentin, ishin gazetat opozitare, të cilat nxituan të vendosnin edhe emocionet e tyre në raportim duke quajtur kryeministrin “Psikopat.”

Deri tani ekziston vetëm varianti I Krastës, nëse supozojmë që Agon Channel është mbështetur mbi rrëfimet e tij, për të formuluar deklaratën. Nëse bazohemi në aq sa dimë, impulsiviteti I kryeministrit ndaj moderatorit, ishte i pafalshëm, duke konsideruar faktin që çfarëlloj miqësie lideri të ketë me moderatorin, në këtë rast, ështe “shteti” që fyen “median” në mënyrën më amatore, kur në raste të tilla, ndërmerren veprime ligjore.

Por nga ana tjetër, edhe fakti që Agon Channel u kujtua tani, 1 muaj me vonesë, të ngrinte zërin për dhunimin e fjalës së lirë, ngre dyshime, se mos kjo “Fjala e lirë” nuk është aq primare sa ç’duket dhe as nuk do të bëhej, nëse portale si Balkanëeb.com apo Ekspres.al, nuk do ta bënin publik lajmin.

 

Kryeministri Edi Rama konfliktohet në publik me nje personazh te njohur public, moderatorin Adi Krasta. Sipas portalit “Ekspres.al”, dhe te perditshmes “Rilindja Demokratike” dy ditë më parë qytetarë të Tiranës janë bërë dëshmitarë të një sherri që ka ndodhur në një ambient publik dhe mjaft të frekuentuar në Tiranë. Kryeministri Rama dhe prezantuesi i mirënjohur i spektakleve, Adi Krasta kanë debatuar dhe më pas kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit me çfarë kishin mbi tavolinat e tyre.

Sipas këtyre mediave, ngjarja ka ndodhur në restorantin “Padam”, i cili ndodhet përballë ish-godinës së INSTAT-it në Tiranë dhe fare pranë Radio Televizionit Shqiptar. Si Rama edhe Krasta kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë në një darkë që ka organizuar Ministrja e Kulturës, Kumbaro në nderim të një prej personaliteteve të kulturës, i pranishëm në darkë.

Prania e Ramës ka qenë si Kryeministër, ndërsa Krasta është ftuar aty, pasi bashkëshortja e tij është këshilltare e Ministres së Kulturës. Krasta ka mbërritur në restorant i shoqëruar nga bashkëshortja e tij shumë minuta para se Kryeministri të arrinte në të njëjtin restorant. Ndërkohë që çifti Krasta është ulur në tavolinë, ka hyrë edhe Kryeministri me bashkëshorten e tij. Rama ka nisur të përdorë një fjalor banal në drejtim të Krastës duke e ofenduar dhe sharë atë, pasi sipas Ramës ai e kishte kritikuar publikisht. Por sic thote artikulli, Krasta nuk ka qëndruar duarkryq. Ai i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë. Kur Kryeministri ka parë se Krasta i është kundërpërgjigjur, gjë të cilën ai nuk e ka pritur, atëherë e ka gjuajtur Krastën me lugë, ndërsa përgjigja ka qenë me mjete rrethanore të Krastës me pirunj dhe pjata.

Situata është zgjidhur pas ndërhyrjes së të fuarve dhe kamarierëve.

Moderatori Adi Krasta ka mbajtur një qëndrim pro ndryshimit të qeverisë përpara zgjedhjeve të 23 qershorit.
Mirëpo vetëm pak muaj më pas, ai ka kritikuar një sërë fenomenesh negative të qeverisjes në televizonin “Agon”. Sipas mediave, kjo si duket, nuk i ka pëlqyer Ramës.

(d.b/BalkanWeb)

Amerikani – I Pari në Lajme, talent show më i ri dhe origjinal i Agon Channel ka disa ditë që ka nisur transmetimin e fazës së parë, atë audicioneve dhe mesa kemi ndjekur interesi për këtë program ka qënë i madh.

Amerikani i pari në lajme, është një talent show mbi gazetarinë, i cili mes shumë kandidatëve do të përzgjedh njeri prej tyre që do të ketë fatin për të punuar si gazetar në Agon Channel fal kontratës një vjeçare. 

Juria e këtij talent show përbëhet nga Alessio VinciSonila Meço dhe Saimir Kodra dhe moderohet nga Artion Vreto.

Mbrëmjet live për të përzgjedhur më të mirët e këtij formati, fillojnë nga e premtja e 28 shkurtit ora 21:00.
Amerikani i pari në lajme, do të jetë në garë me dy programe të njohura si Big Brother dhe Zonë e Lirë.

Urojmë suksese stafit realizues dhe shpresojmë të vlerësojnë më të mirin në këtë fushë.

Këtë javë në rubrikën Copy | Paste, do të rikthehemi sërisht tek televizioni Agon Channel, ku këtë here kemi zbuluar një tjetër sigël të kopjuar.
Bëhet fjalë për siglën e hapjes së emisionit rinor “Heart Attack”, ku shohim që sigla hapëse e emisionit është kopjuar tërësisht nga emisioni francez “Vivement Dimanche”, një talk show i France 2. Edhe pse kritikat e shumta nuk i kanë munguar këtij televizioni nga disa emisione, gazeta dhe website italiane, tendenca e Copy Paste ende vazhdon të manipulojë grafikën, e cila këtë herë është vjedhur nga kanali francez.

Media franceze dhe kryesisht ajo televizive ka qene gjithmonë nje frymezim i televizioneve shqiptare! Franca jo më larg se një vit denoncoi këto kopjime nga disa televizione shqiptare, si dhe vjedhjet e formateve të disa emisioneve nga Klan Kosova.

Sigla origjinale e emisionit francez “Vivement Dimanche”:

Sigla e kopjuar nga “Heart Attack”, emision i Agon Channel:

Siglat janë të dyja të njëjta, vetëm ngjyrat janë ndryshe, ku tek emisioni francez dominon ngjyra e kuqe, ndersa tek Agon Channel ngjyra blu.
Urojmë që me nderrimin e viteve Drejtori grafikes, Lorenc Buzi, të heqë dorë nga pasioni mbi kopjimin e grafikës së përgjithshme të kanaleve franceze, dhe gjithashtu shpresojmë që Drejtori Artistik të tregohet më i vëmendshëm!
Nuk kemi çfare të shtojmë me shume, pasi videot e siglave janë të mjaftueshme, ne i urojmë të gjithë Gëzuar festat dhe qoftë një 2014 plot origjinalitet dhe pa kopje të shëmtuara!
Edhe pse origjinaliteti në televizion duket mision i pamundur…

p.s. IMA is Watching!

Kur gati një vit më parë televizioni më i ri Agon Channel, na bombardoi me promot telvizive, billbordet e afishuara kudo në kryeqytet dhe blerjet e disa prej emrave më të rëndësishëm të televizionin shqiptar, shpresuam se do të sillte një revolucion në tregun mediatik vëndas. Por ajo cfarë po shohim sot në ekranin e Agon Channel, nuk eshte as me pak dhe as me shume, se ajo cfare kanalet qe numerohen si milingona në vendin tonë, na ofrojnë cdo ditë! Asgjë e re dhe origjinale, programe të huazuara nga televizioni italian dhe pa përmbajtje. Disa emisione, qe sjellin vërdalle personazhe italiane si të ftuar special në çdo puntate, personazhe që gjenerata e re vështire t’i njohë.

“Hit Play” apo “Heart Attack”, formate italiane që ju ka kaluar koha dhe që nuk kanë më vemendjen e publikut. Emisioni “C’a thu?!”, nuk kemi arritur akoma të kuptojmë nevojën për një program të tillë, misioni i te cilit prej 12 vitesh përmbushet nga programi Fiks Fare. Nuk mund të lëmë pa përmendur emisionin e gazetares Sonila Meço, “Kontrata”, versioni shqiptar i intervistave të prezantueses Barbara D’urso në Canale 5. Me sa kuptojmë pjella e Agon Channel nuk është gjë tjetër veçse endrra e pa realizuar në vendin e tij e Francesco Becchetti-it, i cili ka zgjedhur Shqipërine si tregun më të aksesueshem mediatik për projektet e tij nostaligjike. Rezultati, disa programe, staf kompetent por asgjë e re, programe të lodhura që na bëjnë të dyshojmë dhe të pyesim akoma: “A e keni parë Agon Channel?”

Che-Tempo-Che-Fazio-Mercalli

Pikërisht në rubrikën e sotme Copy | Paste kemi vendosur të trajtojmë programin, jo të ri pas dy sezoneve të suksesshme në Vizion Plus, A Show nga Adi Krasta. Çuditërisht ky program ndryshoi edhe emër all’italiana duke u zëvendesuar me “A Krasta Show”, por italianizimi nuk përfundon këtu, pasi studio dhe logo e këtij formati është kopjuar tërësisht nga programi “Che Tempo Che Fa” që transmetohet mbrëmjeve çdo të shtunë dhe të diel në Rai 3 dhe prezantohet nga Fabio Fazio, nga viti 2003.

E mo Adi edhe ti, tek i cili kishim shpresat për një ndryshim re viktimë e Agon Channel dhe kopjeve të panumërta të televizioneve shqiptare!!!

 

Sonte ne mbremje fillon ne Agon Channel sezoni i ri i emisionit A Show me gazetarin Adi Krasta. Pas suksesit te dy sezoneve ne Vizion Plus, televizion te cilin Krasta e la per t’u zhvendosur ne Agon Channel, sezoni i ri i AShow do te sjelle ne studion e tij te ftuar jo vetem nga Shqiperia por edhe nga vendi fqinj Italia.

Personazhi i pare italian qe do te kete nderin te ulet perballe Krastes per t’iu pergjigjur pyetjeve te tij ne mbremjen e sotme do te jete aktorja Manuela Arcuri, e cila ka qene e ftuar edhe dje ne emisionin C’a Thu?! me Sajmirin dhe Gentin. Arcuri ka pranuar me kenaqesi ftesen e bere nga Agon Channel dhe kjo eshte hera e pare e saj qe viziton Shqiperine.

Por Manuela Arcuri nuk do te jete i vetmi VIP italian qe do te ulet ne poltronen e ASHOW pasi burime te brendshme nga Agon Channel pohojne per IMA se ne nje prej puntatave te radhes eshte ftuar nje tjeter aktro i famshem italian. Behet fjale per aktorin Raul Bova!

Aktori Bova konsiderohet si nje nga aktoret me te suksesshem te kinematografise italiane ne 10 vjeçarin e fundit si dhe nje nga meshkujt sex simbol vleresuar nga audienca femerore. Se fundmi ai eshte divorcuar dhe ka qene ne qender te medias roze per preferencat e tija seksuale ku eshte aluduar se Bova eshte homoseksual.