Të papriturat e javës në “Dashuri e Ndaluar”

Edhe këtë javë nuk do të mungojnë të papriturat në serialin “Dashuri e Ndaluar”, që transmetohet në Televizionin Klan.

Adnan është duke bërë një përpjekje të madhe për të treguar dyshimet e tij dhe kjo bën që Bihter dhe Behlul të kenë frikë nga reagimi i Adnanit. Ata të dy i dinë sikletet që Adnan po përjeton dhe presin se ndoshta diçka e pa këndshme për ta do të dalë në dritë.

Me lajmin e gëzueshëm për Peyker, Bihter mendon se të gjithë do të hutohen, por në fakt ajo kupton se Adnan vazhdon ta ketë mendjen tek dyshimet.

Ky i fundit vendos të ndajë dyshimet e tij me Bihter dhe të flasë me të, por reagimi i ashpër i saj e bën Adnanin të ndihet fajtor. Bihter përdor Nihalin për të shmangur diskutimet me Adnanin.

Nga ana tjetër, Bihter dhe Behlul janë të çuditur nga kërcënimet e vazhdueshme të Hilmi Onal dhe pyesin veten se si është e mundur që ai di çdo gjë. Behlul mundohet ta zgjidhë këtë duke pyetur Beshir, ndërsa Bihter fillon të lidhë disa situata në mendje dhe mundohet të gjejë përgjigjen e duhur. Ndërkohë Hilmi Onal luan kartën e fundit në familjen Ziyagil dhe kësaj here nuk do të ketë kthim pas.

Pas kësaj, Bihter dhe Behlul kuptojnë dhe përpiqen të pranojnë faktin se po shkojnë drejt fundit të rrugës. Pas dyshimeve të shumta, Adnan pushtohet nga ndjesia e zemërimit dhe tradhëtisë.

Pas tronditjes së parë zemërimi i tij do të kthehet në hakmarrje. Ai kërkon hakmarrjen ndaj Hilmi Onal dhe Bihter. Adnan tenton të shkojë në shtëpinë e fshehtë të Bihter dhe Behlul. Kjo e fundit përpiqet të pranojë humbjen. E shqetësuar nga kjo situatë është edhe zonja Firdevs. Ajo nuk heziton për të ndërhyrë dhe për të kthyer rezultatin me mënyrat e saj në favor të Bihter. Ajo përpiqet të tërheqë vëmendjen më mënyra të tjera dhe objekti i saj është Nihat. Në momentin e tij më të dobët Adnan gjen strehë dhe ngushëllim në shtëpinë e zonjushës. Nihat përpiqet të qetësojë të gjithë këtë stuhi mërzitjeje.

Bihter vendos të lërë rezidencën. Nihat nga ana tjetër zbulon disa skema të cilat do të ndryshojnë çdo gjë. Ndërkohë Bihter ka vendosur të mos kthehet më me Adananin. Behlul gjithashtu kupton se qëndrimi i tij në rezidencë është i pavend. Nga frika e humbjes së Behlulit, Nihal fajëson të atin për gjithë situatën e krijuar dhe i kërkon Behlulit të qëndrojë në shtëpi. Zonja Firdevs do të luajë të gjitha kartat për të bindur vajzës e saj të kthehet në rezidencë. Behlul gjen strehë sërish në dashurinë  e pafajshme të Nihalit. Bihter dhe Behlul ndihen sa vjen e më të vetmuar. Hapi i radhës i Bihter do të jetë i rrezikshëm e do të përfshijë Behlulin në një konflikt të madh.

Burimi | TV Klan

loading...

KOMENTO