The Americans, publikohet trailer-i i sezonit të pestë | VIDEO

Sezoni i pestë i The Americans do të nis transmetimin në Amerikë – në kanalin kabllorë FX – në datë 7 mars. Rrjeti ka publikuar sëfundmi online promon e parë ngacmuese për publikun

Në video shohim Paige (Holly Taylor) teksa del nga shkolla me shoqet e saj. Papritur avionë luftarak përshkojnë qellin duke terrorizuar të gjithë nxënësit përveç vajzës së Philip (Matthew Rhys) dhe Elizabeth (Keri Russell). Një detaj që mund të diktojë ndoshta një përfshirje të Paige drejt sistemit të spiunazhit dhe rolin e saj në seritë e reja.

Sezoni i pestë i The Americans do të jetë i parafundit për serialin i cili do të rikthehet në 2018 me sezonin e gjashtë dhe të fundit i përbërë nga dhjetë episode.

Kujtojmë që The Americans transmetohet ekskluzivisht në Shqipëri nga Top Channel.