Fundi eshte vetem fillimi… ‘The Discovery’, do të jetë në platformën e Netflix duke filluar nga e Premtja e 31 Marsit.
Me pjesëmarrjen e aktorëve Robert Redford, Rooney Mara, Jason Segel, Riley Keough dhe Jesse Plemons, ‘The Discovery’ flet për një histori dashurie e vendosur në një botë ku jeta pas vdekjes është vërtetuar shkencërisht. Si rezultat, të gjithë kërkjonë që të vdesin që të “marrin jetën e tyre me vete”.
‘The Discovery’ vjen në drejtimin e Charlie McDowell dhe me skenar nga po vetë ai dhe Justin Leader. Filmi është prodhuar nga producenti Alex Orlovsky dhe James D. Stern.