Universal Pictures ka publikuar sot trailer-in e Fast & Furious 8, që mban si nëtitull “The Fate of the Furious”.

Premiera e trailer-it është transmetuar në 57 ekrane në sheshin Times Square në New York, në prani të të gjithë cast-it dhe regjizorit të filmit.

Pjesa më e madhe e xhirimeve të Fast & Furious 8 janë bërë në New York dhe Atlanta (në Gjeorgji), si dhe disa pjesë janë ambientuar në Rusi, Islanda dhe Kubë.

Me regji të F. Gary Gray, filmi rikthen cast-in me aktorët Vin Diesel, Jason Statham, Dwayne Johnson, Kurt Russell sëbashku me Charlize Theron, Michelle Rodriguez, Jordana Brewster, Tyrese Gibson, Chris “Ludacris” Bridges, Elsa Pataky dhe Lucas Black.

Filmi do të ketë premierën në 14 prill 2017 dhe do të jetë i pari i trilogjisë që do t’i japë fundin këtij franchise. Filmi i 9-të do të mbërrijë në kinema në 19 prill 2019, ndërsa i 10-ti në 2 prill 2021.