The Following: Vizion Plus blen serialin e radhës

Vizion Plus në fillimin e vitit të ri i është përkushtuar prurjeve të reja, e në veçanti serialeve televizive amerikane. Pas blerjes së serialeve Shërbyese të Djallëzuara (Davious Maids, Serial i sygjeruar nga Info Media – Albania), dhe Scandal, kemi zbuluar se blerja më e fundit e V+ është seriali i suksesshëm i Fox, The Following.

Serial televiziv amerikan The Following është transmetuar për herë të parë në 21 janar 2013 në rrjetin televiziv Fox. Sezoni i parë i The Following përmban 15 episode. Premiera e episodit të parë në Shtetet e Bashkuara, u ndoq nga rreth 10.420.000 shikues, duke regjistruar një vlerësim prej 3.2% në rangun e referencës 18-49 vjeç. Aktualisht në Amerikë ka pak javë që ka filluar sezoni i dytë, i cili gjithashtu përmban 15 episode.

Ngjarja
Ryan Hardy, një ish-agjent i FBI me përvojë në zhvillimin e profileve psikologjike, kthehet në aktivet kur vrasësei djallëzor serial i cili kishte arrestuar nëntë vjet më parë, Joe Carroll, arratiset nga burgu ku ishte mbajtur.
Para dhe gjatë burgimit të tij, Carroll shfrytezon mediat sociale për të ushqyer një sekt dhe një lloj kulti të vrasjeve seriale që kanë si zanafillë historitë e romaneve të Edgar Allan Poe.
Ryan Hardy, pasi identifikoi objektivat e para të mundshme, ish-gruan Claire Matthews, e vetmja grua që i mbijetoi nga Joe Carroll, Dr Sarah Fuller i perkrahur nga agjentët Debra Parker dhe Mike Weston, gjendet në udhëheqjen e një task force për të kapur vrasësit e shpërndarë në të gjithë SHBA, ndjekës të udhëhëqur nga vrasësi serial, të vendosur në degë të ndryshme të shoqerisë.
Secili prej tyre duhet të ndjekë, sipas udhëzimeve të Joe Carroll, një viktimë në veçanti dhe të kryej detyren e tij në një moment të saktë, secili prej këtyre njerëzve është quajtur follower (ndjekës).

1975017_385205828287951_556019160_n
Jo më larg se dje rrjeti Fox, njoftoi rinovimin e katër serialeve, ku një prej tyre ishte The Following, i cili do ketë një sezon të tretë, që parashikohet të transmetohet në janarin e vitit 2015.

Video trailer 1:

Video trailer 2:

Nëse ju pëlqejnë serialet e zhanrit dramatik-thriller, The Following është i duhuri. IMA ju këshillon ta ndiqni pasi është një serial plot me skena interesante, ku nuk mungon asgjë e papritur.

loading...

KOMENTO