Pas suksesit me Fast & Furious, Vin Diesel vjen këtë herë me një tjetër film për kinemanë me titull The Last Witch Hunter.
Me këtë film të ri me regji të Breck Eisner, Diesel provon edhe njëherë të vendos vulën për aftësitë e tij si aktor larg rolit si Dom Toretto që i dha fame dhe pasuri, duke veshur rolin e një gjahtari të pavdekshëm shtrigash të një kongregacioni që kërcënojnë Tokën në asgjesimin e racës njerëzore.
Në cast gjejmë edhe Elijah Wood, Michael Caine, dhe shumë aktorë të tjerë amerikane dhe europian, si Rose Leslie, Julie Engelbrecht, Ólafur Darri Ólafsson, Isaach De Bankolé, Lotte Verbeel dhe wrestler-in Kurt Angle.