The Salvation – trailer-i i parë i filmit me Mads Mikkelsen dhe Eva Green

Mads MikkelsenEva Green dhe Jeffrey Dean Morgan janë protagonistët e The Salvation, një western movie prodhuar nga Zentropa i Lars von Trier dhe me regji të regjizorit danez Kristian Levring që do të prezantohet në edicionin e ardhshëm të Festivalit te Kanes.

The Salvation është i ambientuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1870, edhe pse tema është e frymezuar nga mitologjia skandinave dhe vikinge: historia flet për një kolon me emrin John, që vret burrin që i vrau gruan dhe vajzën, duke zgjuar zemërimin e një prej kapobandave që vendos të hakmerret ndaj tij. I braktisur nga anëtarët e pangopur dhe të korruptuar të komunitetit të tij, John i detyruar nga situata do të kthehet nga gjah në gjuetarë për t’i bërë ballë jetës dhe për të pastruar nga kriminelet qytezën e tij.

loading...

KOMENTO