The Vampire Diaries 6: konfirmohet rikthimi i…

Mbrëmjen e djeshme u transmetua në Amerikë Home, episodi final i sezonit të pestë të The Vampire Diaries. Në këtë episod teleshikuesi asistoi rikthimin e personazhit të Alaric Saltzman, interpretuar nga Matt Davis, si dhe vdekjen (?) e një prej protagonistëve të serialit. The Hollywood Reporter ka bere me dije se Davis do të jetë një series regular në sezonin e gjashtë të serialit, që do të transmetohet në kanalin The CW nga vjeshta e ardhshme. Aktori pati debutuar në sezonin e parë të serialit, duke interpretuar disa karaktere të personazhit të tij – mesuesin e historisë, një gjahtar vampirësh, një anëtar i këshillit të qytetit, por edhe një nga të paktët miq të vërtetë të Damon – për të vdekur në finalen e sezonit të tretë. matt-davis-the-vampire-diaries Davis ka luajtur gjithashtu në serialin Cult të The CW, si dhe në tre episode të CSI.

loading...

KOMENTO