Tashmë është bërë traditë që çdo fundvit Top Channel, për të dymbëdhjetin vit radhazi, organizon votimin për Personazhin e vitit.
Ashtu si çdo vit, anketa do të jetë e ndarë në dy faza. Në fazën e parë, publiku do të votoj 5 personazhet më të spikatur të vitit sipas zgjedhjes personale. Në fund të saj, listës me 10 personazhet më të votuar nga publiku do t’i shtohen edhe 10 personazhe të zgjedhur nga Top Channel dhe së bashku do të votohen gjatë fazës së dytë.
Faza e parë nis më 6 dhjetor dhe përfundon me 20 dhjetor. Faza e dytë nis me 20 dhjetor dhe përfundon me 30 dhjetor.
Fituesi i çmimit “Personazh 2016” do të shpallet më 31 dhjetor, gjatë edicionit të fundit të lajmeve për vitin 2016.