Kryeredaktori i lajmeve në Top Channel Mentor Kikia ka pranuar shkarkimin e tij të papritur. që i është komunikuar vetëm gojarisht nga drejtori i Informacionit Sokol Balla. I kontaktuar nga Gazeta Express, ai ka treguar se Drejtori i Informacionit Sokol Balla i ka komunikuar gojarisht përfundimin e kontratës me TCh.
Ndërkohë që vetë Kikia pritet të bëjë një deklaratë në lidhje me këtë shkarkim pas vendimit zyrtar që do të marrë nga Top Media.
Gjithsesi mësohet se arsyeja e këtij shkarkimi nuk ka lidhje me qëndrimin që ai ka mbajtur në lidhje me ngjarjen e rëndë tek materniteti “Koço Gliozheni” dhe akuzat ndaj mjekes Anika Dokle.