Top Channel vjen me imazh të ri të portalit top-channel.tv

Është një nga portalet më të vizituar në Shqipëri dhe kjo falë informacioneve dhe materialeve që rifreskohen në vazhdimësi. Në klasifikimin e Alexa portali i Top Channel gjendet në pozitën e 8-të midis faqeve të tjera më të klikuara në vendin tonë, duke përjashtuar Google, Facebook, Youtube website i Top Channel është i katërti në këtë renditje.
Prej vitesh kjo faqe nuk ka pësuar shumë ndryshime grafikisht, por nga sot portali i televizionit Top Channel (http://www.top-channel.tv/) vjen me një design të ri akoma edhe më modern, tërheqës dhe interaktiv-social. Pamja grafike ka pësuar totalisht ndryshime, si në strukturë ashtu edhe në ngjyra duke na na ofruar një impakt më të pëlqyeshëm për syrin dhe më të lehtë ne përdorim. Tashmë, çdo vizitor mund të krijoj një llogari personale që i jep mundësi të komentoj, vleresoj dhe personalizojë përmbajtjen e portalit.
Pas restyle-it të website-it të Top Albania Radio këtë herë është e rradha e portalit të Top Channel që do të pëson ndryshime.

loading...

KOMENTO