Top Channel “vjedh” velinat e Fiks Fare nga Televizioni Klan

Ashtu si emisioni “Stop” në TV Klan, edhe formati investigativ simotër i tij në rivalin Top Channel solli këtë sezon të ri televiziv dy velina të reja si shoqëruese të programit.

E kemi fjalën për Vangjeli Telo dhe Sonja Çemeri, dy simpatiket të cilat nga e hëna e në vazhdim do të jenë velinat e Fiks Fare krah Devisit dhe Dorit.

Por shumë pak ose aspak u fol për dyshen e vajzave të cilat kësaj here sjellin një tjetër shkëmbim televiziv, pasi ato kanë qënë pjesë e trupës së baletit në TV Klan duke kaluar këtë vit nën logon e Top Channel i cili pësoi ndryshime rrënjësore në programacionin e tij sidomos në pjesën e moderimit.

Sonja Çemeri është 22 vjeçe dhe vjen nga qyteti i Lushnjes. Është marrë që e vogël me gjimnastikë dhe kërcim, ku për dy vite rresht ka mbajtur titullin Kampione Gjimnastike. Aktualisht studion në Fakultetin Sporteve në vit të fundit.

Kurse 22 vjeçarja Vangjeli Telo vjen nga Përmeti dhe ka mbaruar studimet për gazetari. Vangji siç e thërrasin të gjithë, ka marrë pjesë në Miss Universe në 2015 dhe është e njohur në fushën e modelingut.

Por cila i lidh vajzat me TV Klan sezonin që përfundoi me verën? Vangjelina ishte pjesë në sezonin e kaluar në formatin e mirënjohur të Ardit Gjebreas, “E Diela Shqiptare” ndërsa Sonja është shfaqur më së shumti si balerinë shoqëruese në emisionet që kanë mbajtur firmën e Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës./IMAlbania.com/

loading...

KOMENTO