Në MIPTV 2015 izraelitët e Keshet International kanë prezantuar Trade Up, një game show kushtuar makinave, i menduar për prime time, e që mund të shfaq interesin e të gjithë rrjeteve tv në botë.
Trade Up u jep ofron mundësinë dy familjeve, të zgjedhura nga mijëra që kanë shkruar një arsye të vlefshme për të merituar një makinë të re, për të sfiduar njëra-tjetrën me qëllimin për të çuar në shtëpi makinën e ëndrrave të tyre.
Trade Up – si funksionon
Në çdo episod produksioni përzgjedh dy familje. Për t’i informuar se ata kanë qenë të zgjedhur për të marrë pjesë në lojë, prodhimi kalon para shtëpive të tyre një kamion që transportonte disa makina te konfeksionuara si dhuratë. Prezantuesi i programit zbret nga kamioni dhe i fton të dy familjet për ta ndjekur, me makinat e tyre të vjetra, deri në një hangar ku janë vendosur në dy rreshta simetrik pesë makina (me vlerë çmimi në rritje) dhe një jackpot me makinën më të shtrenjtë. Anëtarët e dy familjeve hipin në makinën e parë dhe loja fillon. Në çdo makinë ka tre çelësa, që përfaqësojnë tre përgjigje të mundshme për një pyetje me zgjedhje nga njohuri të përgjithshme: nëse familja zgjedh përgjigjen e saktë dhe çelesi ndez makinën loja vazhdon për në makinën tjetër, përndryshe familjes i duhet të marrë makinën e saj dhe të niset drejt kthimit në shtëpi. Kujdes: vetëm një familje mund të fitojë makinën, kjo do të thotë se përbërësit e dy familjeve duhet të zgjedhin për të ndaluar ose të vazhdojnë lojën, duke pasur parasysh se kundërshtarët e tyre mund t’u përgjigjen më shumë pyetjeve, pa marrë parasysh saktësia e plotë të përgjigjeve, që rrezikon dërgimin e tyre direkt në shtëpi pa asnjë çmim. Pasi eliminohet një skuadër, tjetra do të vendosë nëse do të vazhdojë të luajë për jackpot-in apo për tu ndaluar me fitimin e një makinë të re.
Trade Up – Përfundime
Me Trade Up mund të fitojnë të gjithë, jo vetëm familjet që arrijnë të çojnë makinën e ëndrrave të tyre në shtëpi: rrjeti që do të transmetojë Trade Up mund të përfitojë nga një rritje në shikueshmëri nga të apasionuarit e automobileve si dhe mund tu ofrojë prodhuesëve të makinave një mënyrë të re për të reklamuar makinat e tyre në televizion.
Rrjeti rumun Prima TV ka porositur tashmë 15 episode që përbëjnë edicionin e parë të versionit kombëtar të Trade Up. Televizione të tjetër të huaj kanë shfaqur interes për këtë program.
Po juve a do ju pëlqente që ky format i ri të vinte edhe në Shqipëri? Në cilin kanal do ju pëlqente ta ndiqnit?
Komentoni më poshtë alternativën tuaj!