Erdhi! Është koha që të takoheni me yjet e këtij edicioni të ‘The Voice’, në regjistrimin e këngës së tyre të parë së bashku.
Do të keni mundësinë të jeni afër tyre, të merrni autografe e pse jo, të shkrepni foto me të preferuarin tuaj.
Për herë të parë në edicionet e ‘The Voice’ ata mblidhen së bashku dhe këndojnë live këngën e hapjes së spektaklit, në zemër të studiove të reja të Top Channel, për t’i dhënë zë ‘Adventure of a Lifetime’, coverit të Coldplay.
Të enjten, më datë 1 Dhjetor, Top Channel, do të vendosë në dispozicionin tuaj autobusat e ‘The Voice’, që do të ofrojnë falas rrugën nga Piramida drejt studiove tona në Kashar, si edhe kthimin në Piramidë, në përfundim të regjistrimit.
Ju kujtojmë se, nisja do të bëhet nga Piramida, ditën e enjte, 1 Dhjetor, në oraret 14:00 dhe 15:00.
Trajnerët dhe stafi i ‘The Voice of Albania’ ju mirëpresin!