Tring Digital vazhdon te surprizoje abonentet e saj me ofertat e fundit. Me e reja eshte edhe mundesia per te pasur pa pagese dekoderin e ri satelitor HD qe eshte hedhur ne treg nga kompania. Fale ketij dekoderi te permiresuar abonenti do te kete mundesine te marre kanalet ne nje cilesi me te larte te zerit dhe figures. Kujdes kjo oferte eshte e limituar dhe zgjat deri ne 31 Gusht 2015. Prandaj nxitoni te paraqiteni ne nje nga dyqanet Tring ose pike te autorizuar.
Ne vazhdim njoftimi zyrtar i kompanise:
I dashur Klient!
Për t’iu ofruar cilësinë më të lartë të transmetimit dhe kualitetin maksimal audiovisual, ju njoftojmë se nëse jeni klient ekzistues Tring dhe dispononi aparatin e vjetër Satelitor HD S2 dhe keni një abonim aktiv në platformën Satelitore, duhet të paraqiteni pranë pikave të autorizuara Tring për t’i ndërruar ato falas dhe për të përfituar aparatin e ri satelitor HD S 2 P dhe kartën e re smart pa asnjë pagesë ekstra. Kjo ofertë është e vlefshme deri në datën 31 Gusht 2015.