Tashmë prej disa ditësh platforma digjitale Tring, ka vendosur në kanalet e veta një kanal të ri origjinal me karakter gjeneralist të titulluar Tring International.
Një kanal drejtuar Shqiptarëve kudo që janë: Evropë, Amerikë dhe Australi, Tring International transmeton programet origjinale të kësaj platforme përfshirë këtu spektakleve më të mira, filmave shqiptarë, revistat & formatet televizive më të njohura të prodhuara deri më sot nga Tring.
Tring mund të jetë i aksesueshëm nga të gjithë abonentët e platformës IPTV dhe asaj satelitore por edhe tokësore.