Platforma Tring po konkuron vërtet fortë duke përdorur një strategji për të tëhequr audiencën, sidomos me prurjen e serialeve turke të cilat kanë pasur sukses në premierat e tyre por dhe jo vetëm. Tring ka siguruar transmetimet edhe për shumë programe të tjera, mjaft të pasura dhe tërheqëse. Së fundmi, Tring ka siguruar transmetimin e dy serialeve të tjera me origjinë turke të zhanreve të ndryshme.
“Dhoma 309” ose në turqisht “No.309”, kështu quhet seriali i parë i cili do të fillojë së shpejti në kanalet e Tring. Një serial komedi, që ndërthur një histori dashurie njëkohësisht.
SINOPS
Onur dhe Lale e gjejnë takohen rastësisht për shkak të një takimi të fshehtë të nënave të tyre në të njejtin vend. Por gabimisht, të nesërmen në mëngjes, e gjejnë veten në të njejtin shtrat. Në këtë serial do të shihni historinë e dashurisë midis Lale dhe Onur të cilët janë të nxitur të martohen me njëri tjetrin pas natës që kaluan bashkë e cila ka sjellë një shtatëzani të padëshiruar. Por a do të martohen ata për hir të fëmijës së tyre të palindur?
Me aktorë kryesorë Demet Ozdemir e njohur nga shqiptarët si Alina tek “Kurt Seyit dhe Syra”, dhe Furkan Palali i cili vjen për herë të parë në ekranin shqiptar, seriali premton një audiencë të kënaqëshme.
Prodhimi i dytë që do të sjelli Tring është Çalıkuşu ose ndryshe në shqip Trrumcaku, një dramë romantike turke e vitit 2013 e transmetuar në Kanal D bazuar në një novelë turke me të njejtin emër nga Reşat Nuri Günteki.
SINOPS
Feride, personazhi kryesor, ka qënë që e vogel jetime duke u rritur detyrimisht në shkolla me konvikte ku pushimet e verës i kalonte pranë tezes së saj. Gjatë kësaj kohe ajo dashuohet me kushëririn e saj simpatik Kamran. Dashuria e tyre në episode, sa vjen e shthet duke e çuar serialin në një udhëtim në trenin e dashurisë, trimërisë por edhe satirës.
Nën rolin e Feride është Fahriye Evcen e cila vjen për të herë të parë në televizionin shqiptar ndërsa nën rolin e Kamran është pikërisht Burak Ozcivit, i ardhur më parë si protagonist në “Sulejmani i Madhërishëm” dhe sëfundmi në serialin e Tring, “Kara Sevda” nën rolin e Qemal.
Serialet do të fillojnë transmetimin e tyre së shpejti në Tring dhe me shumë mundësi në sezonin e ri televiziv edhe në Vizion Plus./IMAlbania.com
ne cfar date fillon