Autoriteti i Mediave Turke RTUK ka bllokuar kanalet Kurde, Ronahi, Sterk dhe një Kanal lajmesh, duke i kërkuar operatorit satelitor më të madh në Europë Eutelsat, të heqi transmetimin e tyre për Europën.
Sipas autoriteteve, tre kanalet kanë lidhje me PKK, një organizatë joligjore në Turqi dhe Bashkimin Europian, e cila e ka detyruar Eutelsat të vendosi të ndërpresë transmetimet, duke respektuar ligjet franceze dhe evropiane.
Eutelsat dërgoi një ‘njoftim urgjent’ tek Uplink me qendër në Çeki për të ndaluar tre kanalet që janë në dispozicion në satelitin Hotbird. Megjithatë, ato ende janë aktive në transmetim.
Pas lajmit, protesta pro tre kanaleve u mbajtën para zyrave të Eutelsat në Paris.
Ronahî TV është një kanal Kurd, kryesisht i përqendruar në ngjarjet në Kurdistanin sirian. Televizioni filloi transmetimiet në vitin 2012 dhe shihet si i lidhur me Partinë e Bashkimit Demokratik (PYD). Kanali transmeton nga Kurdistani Sirian dhe Brukseli në Belgjikë.
Drejtori i TV Ronahi Bnyad Jziry tha për faqen e internetit të lajmeve në Irak, NRT, se kanali që nga njoftimi i tij më 14 Prilli është nën presion. “Ne e dimë presionin e Turqisë nën emrin e terrorit, por është ndalim i lirisë së fjalës”,- tha Jziry. “Turqia nuk dëshiron që liria e fjalës të lidhet me njerëzit dhe botën”.
Drejtori i Sterk, Aysal Avesta, duke folur gjithashtu për NRT, shprehu shqetësimin rreth bashkëpunimit midis kompanisë franceze Eutelsat dhe qeverisë turke. “Ne e konsiderojmë vendimin për mbylljen e kanaleve si një plan politik. Do të punojmë nëpërmjet organizatave ndërkombëtare për ta denoncuar këtë gjë. “Kanali është njoftuar me anë të një letre mbërritur në Sterk TV, duke i bërë thirrje kësaj të fundit të ndaloi trasnsmetimin”-shtoi drejtori i kanalit.
Në Tetor të vitit të kaluar, operatori satelitor ndërpreu shpërndarjen e dy kanaleve kurde, Med Nuce TV dhe Newroz TV, me kërkesë të RTÜK. Megjithatë, pas një çështje gjyqësore të paraqitur nga një prej kanaleve, gjykata tregtare e Parisit urdhëroi operatorin satelitor që të transmetonte në Eutelsat Hotbird, kanalin Newroz TV./imalbania.com/