TV Klan i pari edhe në web, mposht Top Channel

Mesa duket konkurenca midis Televizionit Klan dhe Top Channel, nuk është vetëm për audiencën më të mirë dhe programacionin, por edhe në botën e internetit.

Sipas statistikave të Alexa.com, kompanisë që rendit sipas shikueshmërisë portalet në mbarë botën, për Shqipërinë, web-i i TV Klan (tvklan.al), dominon me më shumë klikime se çdo portal tjetër televiziv duke mposhtur kështu edhe faqen e Top Channel (top-channel.tv), i cili më parë renditej nder te paret sa i perket klikimeve.

Duhet thënë se tvklan.al, para disa muajsh kreu një rikonstrukturim të faqes, ku vendosi në dispozicion për shikuesit edhe informacione për programet, si spoiler-at për seriale të cilët kanë një interes mjaft të madh për shikuesit.

Përsa i përket Top-Channel.tv, ai ka një mungesë mjaft të theksuar të informacionit mbi programet e veta, ku qëndra e vëmëndjes më të madhe mbetet tek emisionet duke lënë kështu pas serialet, tek të cilat interesi është mjaft i madh.

Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim!

KOMENTO