E hëna mbrëma ka sjellë fitues Televizionin Klan përsa i përket kërkueshmërisë në web. Sipas të dhënave të Google, Klan ka qënë televizioni kryesor ku vëmëndja e shqiptarëve është përqëndruar mbrëmjen e së Hënës.
Në vendin e dytë kësaj rradhe, e ka zënë Top Channel pas triumfit në fundjavë, ndërsa i treti rradhitet Vizion Plus.
Me një interes mjaft të ulët për shqiptarët ka qënë edhe Radio Televizioni Publik i cili mbetet shumë prapa nga TV e tjera.
Ky nuk është një matës audience, por një statistikë se tek cili televizion, shqiptarët kanë patur më tepër interes mbrëmjen e djeshme. Statistika e mëposhtme mund të merret edhe me përafërsi për TV më të ndjekur, duke qënë më i saktë sesa matësit televiziv privat në vend.