Traditën e kanaleve kombëtare për të uruar festat e kanë ndjekur edhe kanalet rajonale. Pas Star Plus, TV1 Channel me qendër në Shkoder prej disa vitesh realizon kartolinën e urimit nëpërmjet një kënge të kënduar nga stafi i kanalit.
Kënga e këtij viti titullohet “Vendi im” orkestruar nga Ilir Zoga sjell në vemendje e teleshikuesit dashurine e vendlindjes, ndërsa videoklipi mjaft i realizuar na sjell pamjet më të bukura të qytetit të Shkodrës.