Pas suksesit të serialit kolumbian Pablo Escobar, televizioni Top Channel tashmë ka marrë të drejtat e një suksesi të ri të rrjetit Caracol, i bazuar në librin “La patrona de Pablo Escobar” të José Guarnizo bazuar në historinë e narkotrafikantes kolumbiane Griselda Blanco, e njohur me nofkën “Mbretëresha e kokainës”.

“La viuda negra”, titulli origjinal, është një serial televiziv kolumbian i prodhuar nga RTI Producciones për Caracol Televisión dhe TELEVISA.

TRAILER

Edhe pse ende nuk dihet saktësisht orari dhe data e trasmetimit, burime të besueshme për #IMA, bëjnë të ditur se seriali do nisë në javët e para të muajit shtator dhe do trasmetohet në fundjavë rreth orës 23:00 në fashën second time.

Aktorët kryesore:
Ana Serradilla – Griselda Blanco
Julián Román – Richi
Ramiro Meneses – Sugar
Juan Pablo Gamboa – Norm Jones
Eileen Moreno – Griselda Blanco (joven)

Seriali televiziv është xhiruar në Kolumbi, SHBA dhe Meksike, u trasmetua premierë në 23 shkurt të vitit 2014 dhe përfundoi me 8 Qershor 2014. I përbërë nga 78 episode me kohëzgjatje 42-45 minuta.

loading...

KOMENTO