Para pak orësh Gjykata e Magjistraturës së Westminister në Londër, vendosi që të ndaloi ekstradimin e investitorit italian Francesco Becchetti për në Shqipëri, ka bërë që ky i fundit të përshëndesi vendimin, duke cituar përsëri se shteti Shqiptar është përpjekur për të manipuluar ekstradimin e tij, duke dezinformuar Gjykatën Angleze.
Më poshtë gjendet edhe deklarata e presidentit të Agon Channel, Francesco Becchetti, dërguar në redaksinë e InfoMedia Albania:
Deklaratë e Francesco Becchetti-t
Londër më, 8 Korrik 2016
Gjyqtarja në Gjykatën e Magjistraturës të Westminister, Zj. Tempia, sot vendosi se procedurat e ekstradimit të Shqipërisë kundër Francesco Becchetti-t dhe Mauro De Renzi-t kanë qënë një abuzim i mirfilltë i procesit gjyqësor dhe duhet të ndërpriten.
Francesco Becchetti deklaron: “Ndjehem mirë me vendimin e sotëm dhe gjithashtu mirnjohës me gjyqtaren Angleze, që e shqyrtoi me kujdesin e duhur profesonal këtë çështje. Gjykatësja në fjalë, ka konstatuar, se Shqipëria ka dizinformuar për të manipuluar Gjykatën Angleze duke abuzuar kështu me procesin e ekstradimit.
Vendimi i Gjyqtares dëshmon qartë, siç kam thënë gjithmonë, se proceset penale kundër meje në Shqipëri kanë qënë të motivuara politikisht. Unë do të vazhdoj të ndjek procedurat përkatëse ndaj Qeverinë Shqiptare, për dëmin e madh që i ka shkaktuar jo vetëm biznesit tim por dhe qindra njerëzve dhe familjeve të tyre që kanë punuar për mua.”
Lexo edhe: Francesco Becchetti nuk do të ekstradohet në Shqipëri
Copyright IMAlbania.com