Viola Spiro: Pas 4 vitesh velinë, tashmë moderatore në dy programe sportive.

Një jetë e re për bionden simpatike Viola Spiro, si në çështjet e zemrës, ashtu dhe profesionalisht. Pas tri vitesh lidhje me Arjon Muçën, ajo tashmë deklaron se i është përkushtuar punës në televizion. Katër vite e njohur si velina bionde e “Fiks Fare” në “Top Channel”, tashmë në ekran si moderatore, pasi ka firmosur kontratën e re me “Digitalb” për dy emisione. Të hënave “Eurogol” dhe çdo të shtunë e të diel “Fans zone” në Supersport.

Jeta private

Pyetjes se nëse ajo tashmë del me dikë tjetër pas ndarjes nga Arjoni, i përgjigjet: “Jam single dhe po i përkushtohem punës. Kam ndërmend të rri gjatë kështu, e nëse lidhem me dikë, s’do jetë më publike”.

4d432964ab9c11e3bc9c0eb1b3553254_8

Në fakt, pak kohë pas ndarjes së çiftit mjaft simpatik, ende asnjëri prej tyre nuk kishte pranuar të rrëfehej publikisht se çfarë ndodhi që ata i dhanë fund lidhjes së konsoliduar. Viola thyen heshtjen duke treguar për herë të parë për “Panorama Plus” përjetimet e dhënies fund të kësaj historie të bukur dashurie.

Ishte lidhje fantastike, por nuk eci mbase për fajin e të dyve. Ndoshta s’duhet të ishim aq prefektë…” Nëse e ka vuajtur ndarjen ose jo, ajo thotë: “Unë kam vuajtur më shumë vendimin e ndarjes, pasi në monentin që e vendosa, kishte mbaruar. Thjesht po kuptoja që s’do e vazhdoja… Më saktë e dinim të dy që do ndodhte dhe u ndamë shumë, shumë mirë. Vetëm se unë u tregova më e prerë kur e kuptova këtë”.

Lidhur me disa fjalë se shkak për ndarjen u bë një vend pune në televizion, që synohej fillimisht nga motra e Arjonit por iu dha Violës, ajo e mohon, duke sqaruar se s’ka asnjë të vërtetë në këtë mes. Dhe, për të dëshmuar faktin se ata janë ndarë si miq, Viola thotë: “Ende nuk e kam telefonuar Arjonin pas ndarjes, pasi kam qenë e zënë dhe me pushime, por shumë shpejt do e bëj pasi dua që ai të jetë mirë, në çdo gjë, përfshirë karrierën”. Dhe, si për të testuar sadopak faktin nëse e ka harruar ose jo Arjonin, pyetjes se nëse do të ndihej keq kur të shohë ish-in e saj me tjetër vajzë në krah, ajo i përgjigjet: “S‘e besoj”.

Burimi | Panorama

loading...

KOMENTO