“Vipat e Bllokut” nuk harrojnë as Gentën e Big Brother 5

Profili i Instagramit i cili “tundi themelet” e show bizzit shqiptar, dhe vazhdon ende të krijojë debate të mëdha, “Vipat e Bllokut”, i cili u bë i famshëm për shkak të postimeve të veta ku denonconte dhe “nxirrte të palarat” e peronazheve publikë të cilët nuk kanë pranuar kurr ndërhyrje për përmirësimin e pamjes së tyre.

Në fakt edhe për personazhet televizionit kjo llogari ka shkaktuar jo pak probleme ku rasti më i freskët është edhe ai moderatores dhe konkurentes në “DWM”, Viola Spiro.

Kësaj rradhe edhe pse e larguar nga jeta publike, Genta Gjalpi, vajza korçare konkurente e edicioneve të mëparëshme të Big Brother, e cila u bë mjaft e njohur me disa publikme të fotove intime nga ish i dashuri i saj, nuk i ka shpëtuar administratorëve të Instagramit. Ata kanë postuar një foto në të cilën Genta shihet se si ishte më parë dhe se si është tani, ku dyshohet se ka kaluar një ndërhyrje në përmirësimin e pamjes së saj.

image

Por “Vipat e Bllokut” kanë paralajmëruar edhe më shumë postime të cilat do të godasin edhe më shumë “VIP-at” Shqiptar.

InfoMedia Albania | Nuk lejohet kopjimi i këtij materiali pa autorizim nga redaksia.