Vivendi do të mbyll shërbimin SVOD #Watchever në fund të vitit

Mediat franceze dhe gjermane kanë raportuar se grupi mediatik Vivendi ka vendosur të mbyllë shërbimin SVOD Watchever në Gjermani në fund të vitit. Sipas burimeve thuhet se 17 punonjësit e Watchever në Berlin u informuan në lidhje me këtë të hënën. Arsyeja dhe përgjigjia zyrtare e kompanisë ka qenë: “No comment”.

Watchever hyr në tregun gjerman në vitin 2013. Në fund të vitit 2015 platforma u përpoq të repoziciononte ofertën e saj me kanale tematike dhe co-produksione të reja origjinale.

Sikurse ju kemi informuar, në qershor Vivendi njoftoi se ka në plan të nisë një platformë VOD për të konkurruar me Netflix dhe kjo do të përfshijë shërbimet e veta të veçanta në Francë, Gjermani dhe Itali. Kjo e ndjekur edhe pas blerjes në Itali të platformës Mediaset Premium dhe aksioneve të shkëmbyera midis Vivendi dhe Mediaset.

KOMENTO