Sezoni i ri televiziv e ka gjetur Vizion Plus me një programacion të ngjeshur televiziv, ku nuk kanë munguar edhe formatet e reja.
Por këtë vit, Vizioni Pasdites, do të mungojë në ekran duke ia lënë hapsirën e pasdrekës ekranit të Vizion Plus tërësisht serialeve.
E pyetur nga InfoMedia Albania, moderatorja e “Vizioni i Pasdites”Orinda Huta ka konfirmuar anullimin e emisionit këtë sezon televiziv.
Ndërkohë moderatoret e formatit, nuk do të mungojnë në ekran. Përveç Orindës, e cila numëron dy emisione për këtë sezon në ekran Suprisa SD dhe Fustani i Ëndrrave, Anila Çela do të jetë prezantuesja e emisionit të ri të mesditës.
Copyright IMAlbania.com