Vizion Plus blen të drejtat e serialit më të ri turk Kurt Seyit ve Şura

Dite më parë zbuluam se një nga televizionet shqiptare ishte duke kontraktuar për blerjen e serialit më të ri turk Kurt Seyit ve Şura, sot kemi arritur të zbulojmë dhe konfirmojmë se sezoni i parë i këtij seriali do të transmetohet nga Vizion Plus.

Seriali Kurt Seyit ve Şura, është një prodhim i vitit 2014. Sezoni i parë permban 14 episode, ndersa sezoni i dyte pritet te filloje ne kanalin Star Tv, nga muaji shtator.
“Kurt Sejit dhe Shura” (Kurt Seyit ve Şura), është seriali më ri prodhuar nga kompania e filmit turk “Ay Yapim” me protagonist aktorin Kıvanç Tatlıtuğ, i njohur tashmë nga publiku falë roleve të tij në serialet Kuzey Güney, Dashuri e Ndaluar, Ezel etj., dhe aktoren Farah Zeynep Abdullah.

Seriali flet për një histori dashurie midis dy personazheve Kurt Sejit dhe Shura. Ata jetojnë në Rusi një jetë të lavdishme, dhe me pas zhvendosen në Stamboll. Skenari bazohet në romanin e Nermin Bezmen. Nje histori dashurie që daton në vitet 1920. Ndryshimi i bilancit të periudhës në historinë e botës në ngjarje të mëdha për serialin do të kalojë përmes një procesi të gjatë të përgatitjes.

Më poshtë keni mundësi të shihni një trailer me titra në shqip jo zyrtar:

KOMENTO