Website i ri i Top Channel i pa përditësuar!

Një ditë nga lëshimi i website-it të ri, përveç seksionit te lajmeve, asgjë nuk është përditësuar në seksionin e ri dedikuar programeve.

Gjatë ditës së djeshme në edicionet informative por edhe në spotet e transmetuara u promovuar fuqishëm faqja e re e internetit të Top Channel, e konceptuar si nje portal multimedial ku teleshikuesi do të gjente krahas informacioneve, përmbajtjen video dhe foto fill pas përfundimit të një programi, por kjo ende nuk ka ndodhur! Mjafton të vizitojmë faqet e programeve që nisën ditën e djeshme sezonin e ri si Pasdite në Top Channel, Fiks Fare, Shqip apo Proçesi Sportiv dhe nuk arrijmë të gjejmë asnjë nga seritë e datës së djeshme. Madje, disa prej faqeve na adresojnë ende në pamjen grafike të website-it të mëparshem.

top channel new website

Pyetja që na vjen natyrshëm është, përse një media si Top Channel lëshon një shërbim të ri për te cilin është e pa përgatitur për ta ofruar atë? Ashtu si edhe në website-in e vjetër edhe i riu paraqet mangësi në respektimin e asaj çfarë premtohet. Kjo tregon edhe njëherë pak seriozitet dhe profesinalizëm nga kjo media.

KOMENTO