Ndryshe nga ç’ishte informuar më parë, formati më i ri në TV Klan, i cili sidomos javët e fundit është një ndër spektaklet më të përfolur, “Your Face Sounds Familiar”, nuk do të nisë këtë muaj (Janar 2016).
InfoMedia Albania ka arritur të zbulojë se në ambientet e ish-kinostudios ku ndodhet edhe Klan, sapo kanë filluar punimet e skenografisë e cila pritet të jetë gjigande dhe mjaft e bukur, duke bërë kështu që premiera e spektaklit të zhvendoset për të filluar në fund të muajit Shkurt ose javët e para të muajit Mars.
InfoMedia Albania //EKSKLUZIVE | Ndalohet rreptësisht riprodhimi i informacionit apo kopjimi i këtij materiali nga çdo media pa miratim nga redaksia.