YouTube do të prezantojë në Ces VP9 codec për definicionin e lartë

YouTube po përgatit për panairin Ces (International Consumer Electronics Showqë mbahet çdo vit në Las Vegas një demonstrim për shërbimin video-streaming me definicion të lartë, që do të shfrytezojë codec-un e ri VP9.

Formati royalty-free, vjen si një alternativë e të shumëpërdorurit H.264, do të ofrojë avantazhin për të ruajtur cilësinë e figurës pa ngadalësuar rrjetin, duke sjellë si pasojë, më pak buffering gjatë shikimit të një materiali video.

Google po punon që standarti i ri digital 4K të gëzojë compatibilitet me çdo llojë aparati, nga pc tek tv dhe smartphone, duke pasur mbështetjen e partnerëve Sony, Panasonic dhe Lg, që do të implementojnë standartin e ri, i quajtur ndryshe Super HD, në televizorët e rinj në panairin e Ces. Por të tjera kompani prodhuese, si hardware dhe software, do të jenë pjesë e këtij projekti të kolosit Mountain View, si Arm, Broadcom, Samsung, Nvidia, Mozilla, Qualcomm, Marvell dhe Toshiba.

loading...

KOMENTO