YouTube mund t’i thotë lamtumirë Rusisë!

Legjislacioni i ri që pritet të hyjë në fuqi për shërbimet e videove online në Rusi mund të detyrojë YouTube të tërhiqet nga tregu rus.

Sipas Kommersant, Autoritetit të Bashkuar Medias dhe Komunikacionit (MKS), që ka përpiluar draftin ligjor, YouTube konsiderohet si një “operator shërbimesh audiovisuale”.

Sipas burimeve afër këtij autoriteti, raportohet se përderisa YouTube ofron shërbime të përmbajtjeve të prodhuara si nga profesionist dhe amator, metoda për ndarjen e këtyre dy kategorive nuk është shumë e qartë.

Për t’i qendruar tregut sipas ligjit të ri YouTube, llogaritë e të cilit prej më shumë se 30% pëbëjnë përdorimin e internetit në Rusi, do i duhet të krijoj një infrastrukturë të re në pëputhje me ligjin.

Nga ana tjetër, presidenti Pavel Stepanov, presidenti i MKS, më parë ka thënë se YouTube dhe rrjetet sociale nuk do të preken nga legjislacioni i ri.

Kuptohet qartasi se ndryshimet në andement legjislacionin e ri janë iniciuar kryesisht nga Gazprom Media dhe CTC Media dhe për të targetizuar Netflix, i cili filloi të operojë në Rusi në fillim të këtij viti.

loading...

KOMENTO