YouTube Red premiera e produksioneve origjinale në 10 Shkurt

Hyrja e YouTube në tregun e përmbajtjeve premium do të nis javën e ardhshme me debutimin e parë të YouTube Red Originals.

Falë antarësimit në programin YouTube Red, abonentët që kanë kryer një pagesë për shërbimin premium do të kenë mundësi të shohin përmbajtje ekskluzive dhe origjinale prodhuar për platformën YouTube.

Titujt që do të jenë të aksesueshme në datë 10 Shkurt si premierë janë A Trip to Unicorn Island, Dance Camp, Lazer Team dhe Scare PewDiePie.

YouTube Red është i disponueshëm për momentin në Shtetet e Bashkuara, por edhe në mbi 30 shtete, përfshirë Belgjikën, Francën, Hungarinë, Poloninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku do të jetë e mundur për të blerë tituj individualisht.