Mesaduket do te kemi nje ndryshim te plote te trajnereve ne kete edicion te peste te The Voice of Albania.
Pas Alban Skenderaj, nje tjeter artiste me fame nderkombetare do te ulet ne kolltukun e kuq te The Voice per te zgjedhur zerin e ardhshem te shqiperise, Rona Nishliu.
Nishliu është një ndër personazhet më interesant të muzikës shqiptare. Një personalitet i fortë artistik, ajo njihet për fuqinë vokale si edhe për performancat e saj. Gjithmonë e veçantë në stil, Rona Nishliu kori sukses ndërkombëtar në vitin 2011 kur përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong” me këngën “Suus”, duke u renditur në vendin e pestë. Kjo këngë, me tekst të shkruajtur nga vetë Nishliu, është vlerësuar nga kritikët e të përditshmeve më në zë evropiane si : Frankfurter Allgemeine Zeitung, Corriere della Sera, Metro, e të tjera.
Kënga është kthyer në një fenomen ndërkombëtar duke u kënduar në disa kompeticione rajonale në : Bullgari, Rumani, Malte, e deri tek “The Voice” në Ukrainë. Nishliu shpesh ka përdorur fuqinë e saj artistike në mbështetje të kauzave të ndryshme humanitare.Ajo është pjesë e një projekti në Kosovë kundër dhunës gjinore, temë për të cilën ka shkruajtur dhe këngë. Gjithashtu prej disa viteve ka dhënë kontribut të veçantë në sensibilizimin ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta. Në vitin 2014 Nishliu ishte e ftuar në koncertit e organizuar në kryeqytetin e Serbisë në nderim të figurës së Bekim Fehmiut, ku emocionoi të pranishmit duke kënduar shqip.
Duartrokitjet e tej zgjatura për të, vërtetuan se Rona Nishliu është vërtetë ambasadore e kulturës shqiptare në botë. Albumi i saj i parë “Me motivet tona” ka shëtitur si koncert në qytete të ndryshme në Kosovë e Shqipëri si pjesë e një projekti kulturor për të risjellë në vëmendje këngë të vjetra shqiptare