Në një mbrëmje plot gjallëri u shpallën edhe dy fituesit e spektaklit të VIP-ave, “Në Një Javë”. E drejtuar nga Arbana Osmani, show përcolli emocione të papara të krijuara nga perfomancat e mbrëmjes.
Një nga më të bukurat ishte ajo e performancës së “ribashkimit” të West Side Family, ku vendin e Dr.Florit e zuri vajza e tij Kaltrina, ndërsa konkurent si gjithmonë ishte Landi Hysi.
Hyeida El Said ishte mbretëresha e kësaj mbrëmjeje e cila kreu një perfomancë kërcimi së bashku me një nga balerinët më të mirë të Top Channel.
Isli Islami moderatori i lajmeve në Top Channel, ishte edhe fituesi i dytë i këtik spektakli i cili kreu një perfomancë së bashku me Eugen Bushpepë.
Së bashku ata do të kenë mundësinë që të zhvillojnë kauzën e tyre të bamirësisë, fondet e të cilës do vijnë nga Në 1 Javë.
InfoMedia Albania