Tashmë jemi në atmosferën festive të kremtimeve të fundvitit, ku ashtu si çdo vit është bërë traditë e Top Channel, që në javët e fundit të vitit i përshëndet shikuesit e vet me një këngë të realizuar vetë nga stafi i këtij televizioni.
Këtë herë ndryshe nga dy-tre vitet e fundit, kënga përshëndetëse e TCH për fundvitin do të jetë e insipiruar nga Mbreti i Pop-it, Michael Jackson, pikërisht me një nga hitet më të mira të tij “Heal The World”, që do të vij e përshtatur në gjuhën shqipe dhe do të intepretohet nga pjestarët dhe departamentet e gjigandit mediatik.
Një gjetje e goditur kjo këngë, e cila edhe pse një prodhim i viteve ’90, mbetet ende për fat të keq një realitet në botën ku jetojmë.
Ekskluzive e InfoMedia Albania | Nuk lejohet riprodhimi dhe kopjimi i këtij materiali pa autorizim nga redaksia