Para pak muajsh ju informuam ekskluzivisht se moderatori i Top Channel, Ledion Liço, së shpejti do të vinte me një emision të ri i cili do të ishte i formës satirike me ngjashmëri të atë të “6 Ditë Pa Ermalin”, por që ende nuk ishte e konfirmuar pasi emisioni ishte ende në provat pilot.
Tashmë, gjithçka është zyrtarizuar dhe është pranuar nga drejtoria e programacionit në TCH. InfoMedia Albania ka arritur të zbulojë se emisioni i ri i Ledionit do të startojë me sezonin e ri televiziv, rreth muajit Tetor, ku së shpejti do të dali edhe promo-ja e parë.
Ende ka mbetur enigmë emri i këtij formati të ri, provat e të cilit janë realizuar me sukses nga Ledioni.
InfoMedia Albania // Justin Kasaj | Ndalohet rreptësisht riprodhimi i këtij materiali dhe kopjimi i tij i çfarëdo lloj mediumi pa autorizim nga redaksia!