Zyrtare: Robin Williams është varur. Autoritetet konfirmojnë lajmin

Robin Williams është varur në shtëpinë e tij në Kaliforni. Lajmin e ka bërë të ditur policia në një konferencë për shtyp. Aktori është varur me një rrip në dhomën e gjumit. Në konferencë kanë dalë në dritë edhe disa detaje të tjera: në afërsi të pulseve janë evidentuar disa prerje, që aktori i ka bërë me një thikë të gjetur në dhomë.

Aktori 63 vjeç, u gjet në shtëpinë e tij nga asistentja personale. Në momentin e gjetjes së kufomës, gruaja e aktorit Susan Schneider, nuk ndodhej në shtëpi.

Gruaja e aktorit ishte larguar nga shtëpia mëngjesin e djeshëm, dhe asistentja ka shkuar në shtëpi në orarin e takimit. Pasi ka trokitur disa herë pa patur asnjë përgjigje, gruaja është merakosur dhe ka vendosur të hyjë brenda nga një nga dritaret e hapura. Kështu e ka gjetur trupin e Williams, të varur në shtëpi dhe jo në garazhd. Williams muajin e kaluar ka qënë i shtruar në një qendër rehabilitimi për shkak të depresionit të fortë por, sipas disa burimeve, gjëndja e tij ishte përkeqsuar shumë sa ishte tepër vonë.

loading...

KOMENTO