ΒΒC sjell programin e parë VR dhe me siguri të gjithë do të donim të ishim pjesë!

Për herë të parë në televizionin britanik, teknologjia Virtual Reality dhe efektet vizuale do të përdoren në një program dedikuar pronave, për të transformuar shtëpitë e zakonshme në shtëpi të jashtëzakonshme, duke përdorur dizajne unike nga arkitektët Laura Clark dhe Robert Jamison përmes programit “Watch This Space”.

Çdo episod i programit që do të vijë së shpejti në BBC, do të shfaqë dy çifte që nuk pajtohen rreth zgjidhjeve më të mira të dizajnit për shtëpitë e tyre. Arkitektët Laura Clark dhe Robert Jamison do të përpiqen të zbusin “konfliktet” për shtëpinë mes çifteve për të prodhuar një dizajn spektakolar, duke ofruar propozime rrënjësisht të ndryshme. Duke punuar për buxhetin e pronarit të shtëpive, ata do të ngarkohen për të prodhuar një projekt virtual për pjesëmarrësit në program.

Pronarët e shtëpive do të jenë në gjendje të “hyjnë” dhe të eksplorojnë dizajnet e Robertit dhe Laurës duke përdorur teknologjinë VR. Përmes përdorimit të efekteve vizuale duke siguruar përvojën përfundimtare se si mund të dukeshin shtëpitë e tyre të rimodeluara. Pas kësaj vjen vendimi i madh. Ndërsa Laura dhe Robert vendosen në garë me njëri-tjetrin për të fituar planet që gjithësecili ka, çiftet duhet të zgjedhin se cilat plane do të vendosin që të përdorin në realitet për shtëpinë e tyre./IMA/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.