Pavaresisht Dashurise – EPISODI 7
Ezgi takon rastësisht Denizin në spital dhe gjendet ngushtë kur ai e pyet përse e ndjek. Firma e ndërtimit të anijeve të familjes Barutçu lidh kontratë me “Aras Techs” për një program që sinjalizon avaritë në anije. Çinari tenton të ndihmojë Jeshimin kur policia i merr makinën. Defne zhgënjehet me festimet e ditëlindjes së saj.
Perla e Zeze – EPISODI 43
Do ta pranojë Hazalli Azizin si babanë e saj? Kenani më vonë i jep asaj letrat që Azizi dhe Meleku i kanë shkruar njëri-tjetrit në rini. Azizi dhe Kenani kapin Genxherin për ta bërë të flasë në lidhje me Nazin. Ërmaku është e mërzitur sepse Kenani jo vetëm që nuk shkon ta takojë, por e gënjen vazhdimisht.
Tre Anat – EPISODI 66
Valentini i rrëfen Ana Laurës të vërtetën e historisë së dashurisë së tij me Xhinën dhe tradhtinë e saj me Ramiron. Ana Lusia reagon ashpër ndaj nënës së saj dhe i thotë se nuk do ta falë kurrë. Ana Letisia i bën shantazh Injakit për vrasjen e Danielit, por ai i shprehet se do t’i qëndrojë besnik pa kushte. Si do të vijojë raporti i tyre?
Pesë Yjet – EPISODI 48
Në hotel mbërrin një grup studentësh të zhurmshëm, që shqetësojnë shumë nga klientët e tjerë. Karla dhe Lusia duhet ta zgjidhin këtë problem, ndërkohë që tri motrat e tjera duhet të gjejnë një vend për organizimin e dasmës së Florës.
Zonja Fazilet – EPISODI 101-102
Pasi takon të bijën, Jasemini nuk arrin dot të ndahet prej saj. Jagizi shkon në kompani për të takuar Hazanin dhe Sinanin, por do të përballet me të vërtetën e kontratës dhe investitores së re. Nili i ofron paratë që i duheshin Selinit për t’i mbyllur gojën Halimesë.
Jagizi ka vënë Erdalin që të ndjekë dhe të marrë informacione për Kerimen. Fazileti shkon në shtëpinë ku Jasemini mban vajzën e saj, për të marrë vesh më shumë rreth saj. Exheja është shumë e emocionuar sepse do të marrë vesh gjininë e fëmijës dhe bisedën e saj e dëgjon Selini. Fazileti shkon në vendin ku ka punuar nëna e Jaseminit, Zelihaja për të mësuar të shkuarën e saj. Ç’do të zbulojë ajo?