Dhoma 309 – EPISODI 183
Onuri vendos të organizojë një festë surprizë për ditëlindjen e Lales. Sameti është më i vendosur se kurrë të fitojë dashurinë e Nergisit. Niluferi dhe Lale mësojnë se në laborator kanë ngatërruar përfundimet e analizave dhe se Niluferi është shtatzënë dhe Lale jo. Onuri e siguron të ëmën që tashmë Ozge i përket së shkuarës. Një punonjëse e firmës njofton Onurin përpara se të hyjë në festën surprizë të Lales se e kërkonte një vajzë e vogël e cila tha se ishte e bija.
Perla e Zeze – EPISODI 18
Kur shkon të vizitojë Ërmakun në spital, Kenani do të dëgjojë rastësisht mes dy grave të jetës së tij. Meleku fillon punën e saj të re në restorant pa e ditur se kush ia ka dhënë këtë mundësi. A do të dyshojë Kenani se Azizi fshihet pas punës së Melekut?
Tre Anat – EPISODI 41
Kompania “Danzaire” jep shfaqje dhe ka si promotorë familjen Alvares del Kastijo. Marselo dhe miqtë e tij bëjnë çmos që Ana Lusia dhe të motrat të mos përballen me njëra-tjetrën. Soledadi e largon me forcë të bijën nga shfaqja, kur mëson se familjarët e saj janë të pranishëm. Tadeo takon ish-gruan e tij dhe zbulon se ka një djalë. Si do të reagojë ajo në këto rrethana?
Pesë Yjet – EPISODI 23
Virhinia është e mërzitur dhe nuk do të takojë askënd. Ignasioja e shfrytëzon këtë mundësi për t’u afruar akoma më shumë me gruan e tij. Flora është e lënduar për të motrën dhe përballet me nënën e saj. Ajo nuk është në gjendje që ta ngushëllojë Virhinian, kështu që i dërgon fjalë Havos, të cilin ajo pranon ta takojë.
Nusja nga Stambolli – EPISODI 153-154-155
Si do të shkojë përballja mes Syrejasë dhe Gëzdes? Si do ta justifikojë Faruku këtë situatë? Ipeku bëhet xheloze për afrimitetin mes Syrejasë dhe zonjës Esma. Gylistanin e bren ndërgjegjja kur kujton djepin që ka djegur.
Osmani do të ftojë Ademin në dasmën e tij. Dilara i bën vizitë Rejhanit në spital dhe i kërkon asaj që të përpiqet për djalin e saj. Zonja Esma përgatit një surprizë të bukur për djemtë. Garipi bind Boaçin të firmosë kërkesën e divorcit nga Sireni.Biseda që Esmaja do të bëjë me Ipekun pasi merr vesh se kush ka qenë shkaktarja e djegies së djepit, do ta shqetësojë shumë Ipekun.
Esmaja vendos që Gylistani dhe Nazifi të mos largohen nga vila. Në vilën e Boranëve kanë filluar përgatitjet e dasmës së Osmanit dhe Burxhusë. Osmani ndihet keq para dasmës dhe zhduket. Kush do ta gjejë atë? Si do të reagojë Burxhu në altar kur të marrë vesh për largimin e bashkëshortit të saj të ardhshëm?