Tashmë interneti është bërë i pandashëm për të gjithë Shqiptarët, të cilët përveç rrjeteve sociale shfrytëzojnë edhe motorrët e kërkimit, ndër më të famshmit atë të Google, i cili sëfundmi ka lancuar edhe domain lokal “.al”.
Ndërsa kemi kaluar një vit me plot ngjarje të veçanta dhe zhvillime të shumta në IMA ju paraqesim 25 terma më të kërkuar në Google nga Shqiptarët.
Ndër të dhënat që Google jep, vërehet se 4 termat më të kërkuar janë Facebook, Përkthimi, Google dhe platforma Youtube. Në klasifikim shihet interesi edhe për formatet online të gazetave më të njohura shqiptare si Gazeta Panorama, Balkanweb (Gazeta Shqiptare) dhe Gazeta Tema. Faqet e basteve si “Bet365” dhe “Futboll24” kanë qenë më të kërkuarat. Gjithashtu, klasifikimit të Google gjatë gjithë ditëve të vitit 2018 shihet edhe tendenca për të kërkuar filma të piratuar në gjuhën shqipe por edhe shkarkimi i muzikës në format MP3./IMAlbania.com/