Aktori i njohur i Portokalli-së Olsi Bylyku cili u bë i njohur vetem në pak kohë me rolin e tij të kimikatit në Portokalli i cili kishte në fokus kengetaret e estradës shqiptare duke ironizuar këngëtarët dhe këngët e tyre, ditën e djeshme ka publikuar këngën e tij të parë në bashkëpunim me Bes Kallakun, të titulluar “N’dashni”.
Kënga është klikuar dhe pëlqyer shumë, por përpos komenteve pozitive ka edhe nga ato që nuk harrojnë t’i kujtojne aktorit se ai dikur tallej me këngëtaret dhe këngët e tyre, ndërsa tashmë publikon këngën e tij të parë./imalbania.com/